• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Visar Zhiti nderohet me çmimin “Gjuha e shpirtit” në Itali

by A R
27/07/2016 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtari Visar Zhiti vlerësohet në Itali me çmimin ndërkombëtar “Gjuha e shpirtit” për poezinë dhe misionin e saj.

Në edicionin më të fundit, të Çmimit Ndërkombëtar “Gjuha e shpirtit”, Itali 2016, poetit shqiptar iu dha çmimi në ditët e “Narni festival”, përgjatë së cilës organizohen veprimtari të shumta ndërkombëtare, ku ndërthuren artet, muzika dhe kultura, pikërisht në qendrën historike të stilit të romantizmit të vonë, të shekujve XII-XIV, në kishën e Shën Françeskut.

Motivacioni i çmimit i botuar edhe në antologji për poetin Zhiti është “për dëshminë ekzistenciale e letrare, që ka sjellë duke qenë simbol i lirisë artistike dhe i poezisë të mendimit kundër barbarisë së diktaturës. Për tensionin moral dhe religjioz që Zhiti vazhdon të shpalosë dhe në misionin aktual të ambasadorit të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë”.
Komiteti promovues me përfaqësues entesh të ndryshme kulturore e sociale, nga Agjencia e Informacionit “Zenit” më e madhja e botës katolike, nga “Narnia Arts Academy”, “IF Press”, “Orbisphera” dhe “Associazione G. Jovine”, në jurinë e saj, sipas komunikatës për shtyp, përbëhej nga personalitete të klasit të parë në kulturë, gazetari dhe në spektakël: Renzo Allegri, Roberto Bignoli, Antonio Gaspari, Rosario Giuffrè, Paolo Gulisano, Carlo Jovine, Cristiana Pegoraro, Alessandro Rivali, Enrico Vanzina, Pamela Villoresi.

Ceremonia e dhënies së çmimit, bën me dije komunikata për shtyp, u zhvillua në ditët e “Narni Festival”, gjatë veprimtarive të shumta ndërkombëtare, ku u ndërthurën artet, muzikë dhe kulturë së bashku, pikërisht në qendrën historike të stilit të romantizmit të vonë, të shekujve XII-XIV, në kishën e Shën Françeskut.
Pas përshëndetjes së Drejtorit të Agjencisë “Zenit”, Paolo Gaspari, u prezantua dhe antologjia e poezive më të mira të autorëve finalistë të konkurrimit, “Gjuha e shpirtit”.

Cristina Pegograro, ideatore dhe organizatore e “Narnia Festival, anëtare e jurisë, pianiste e afirmuar e nivelit ndërkombëtar ndër të tjera shpjegoi se qëllimi i tyre ishte që “e bukura të jetë gjuha universale për të bashkuar kultura të ndryshme, besime, kushte sociale për të ndërtuar një humanizëm të ri për një botë më të mirë”.
“Prandaj ndjehemi të nderuar që ia japim çmimin poetik “G. Jovine- Gjuha e shpirtit”, poetit Visar Zhiti”, u shpreh Pegograro.

Është interesante se si bashkë me poezinë juria ka vlerësuar dhe punën e tanishme të Visar Zhitit, duke e parë atë si ambasador të vendit të tij në Vatikan.

Zhiti tregoi se kishte pasur raste të vlerësohej me çmime në vendin e tij, në vende të tjera përreth, në Ballkan, në Itali, etj, por ishte e para herë që merrte një çmim brenda në një kishë dhe sipas tij poezia është dhe një lloj lutjeje dhe lutja është dhe poezi.

Next Post

Higuain pritet si hero në Torino

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In