• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Visar Ymeri: LDK-ja e VV-ja nuk e duan rrëzimin e Haradinajt

by Java News
16/10/2018 07:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Visar Ymeri, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate, ka thënë se dy partitë tjera opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosje nuk po e duan rrëzimin e qeverisë. Këtë e ka lidhur me atë që e ka quajtur “injorim të atyre pa të cilët s’mund ta rrëzojnë qeverinë”. Sipas tij, LDK-ja dhe VV-ja po e injorojnë PSD-në dhe me këtë po tregojnë se s’janë seriozë në deklaratat për të rrëzuar qeverinë.

“Po sillen në mënyrë të çuditshme dhe kundërproduktive. Po duan të harrojnë që pa PSD-në s’mund ta rrëzojnë qeverinë. Jemi faktorë. Jemi të gatshëm ta rrëzojmë dhe të diskutojmë, por s’mund të bëjnë kështu duke injoruar PSD-në. S’mund të bëjnë atë që duan pa PSD-në. Injorimi që po e bëjnë ata tregon se ata s’janë seriozë në atë që po flasin. Po të ishin seriozë nuk do të injoronin sepse do ta dinin se pa neve nuk mund ta bëjnë. Është vetëm diskurs populist për të entuziazmuar mbështetësit e tyre. S’ka plan të tyre nga A-ja te ZH-ja”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

Sipas Ymerit, fuqia është në duart e opozitës dhe me 57-58 deputetë mund të ndikojnë në shumë votime. Ai ka thënë se bojkotimi i Kuvendit nga LDK-ja dhe Vetëvendosja nuk është ide e mirë. Për këtë ka thënë se po dështon votimi edhe i shumë iniciativave të vetë opozitës.

Ai ka shtuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe se Qeveria Haradinaj s’mund ta përfundojë mandatin.Ka thënë se shumica e partive “kanë kokën në rërë” për shkak se kanë ikur vazhdimisht nga diskutimet për dialogun.

“Tash kur po dalin idetë e papranueshme të presidentit Thaçi, po flasin se nuk është dashur të lejohej”, ka thënë më tej ai.

Duke folur për protestën kundër korrigjimit të kufijve, protestë e organizuar nga ish-partia e tij Vetëvendosje, Ymeri ka thënë se ajo ishte për ta lartësuar këtë parti dhe figura të caktuara në të, se sa kundër idesë së Thaçit, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
EMRI/ Plagosi prindërit dhe u hodh nga kati i tretë, identifikohet 25-vjeçari

TIRANE/ Dhunoi kunatin dhe kundërshtoi policin, pranga 59-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In