• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Virusi i gripit prek 16 mijë persona

by Java News
01/02/2019 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse ende nuk jemi në prag epidemie gripi, çdo javë në vendin tonë raportohen 16 mijë persona të prekur nga infeksionet respiratore të sipërme. Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik thonë se, pragu i epidemisë arrin kur numri i të prekurve të jetë 20 mijë çdo javë, e me gjasë, mesi i shkurtit mund të na sjellë në këto shifra. “Trendi i infeksioneve respiratore të sipërme paraqet rritje. Jemi duke shkuar drejt pikut të këtyre infeksioneve. Por duhet thënë se nuk ka vend për panik, ndërkohë që këmbëngulim te vaksinimi i popullatës, si mjeti kryesor parandalues”, tha Artan Simaku, ekspert i ISHP-së.

Fatmirësisht në vendin tonë nuk janë shënuar viktima deri më tani për shkak të gripit, ndërkohë që në vendet fqinje me ne, si Greqia, Mali i Zi apo Serbia kanë humbur jetën respektivisht 18 persona, 5 persona dhe 3 persona.

Në të gjithë rajonin mësohet se kanë humbur jetën 72 persona.

“Gripi nuk duhet të neglizhohet, sepse ndikon në vdekshmërinë. Vdekshmëria në sezonin e gripit është më e lartë sesa jashtë tij”, u shpreh më tej Artan Simaku.

Përveç vaksinës, ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik sugjerojnë mosfrekuentimin e vendeve të mbipopulluara.

“Personat që kanë shenja të gripit, me temperaturë, skuqje sysh apo rrjedhje hundësh, duhet të paraqiten menjëherë te mjeku i familjes. Nënat me fëmijë të vegjël nuk duhet t’i çojnë fëmijët me temperaturë në kopshte apo shkolla. Sigurisht nuk duhet të paraqiten në farmaci për të marrë mjekim e të pritet që gjendja të përmirësohet, pasi mund të përkeqësohet më shumë”, tha eksperti i ISHP-së.

Në vendin tonë, ashtu si dhe në vende të tjera të rajonit po qarkullojnë viruset AH1N1 dhe AH1N3, shtamet e të cilave i përmban edhe vaksina e këtij viti./tch

/a.meta

 

Next Post
“Trump i kushton botës 430 miliardë dollarë”

Largimi i bankave evropiane, bie kredia për ekonominë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In