• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Virusi ende prezent”, Manastirliu: Po marrin masat për të parandaluar një valë tjetër në shtator

by A R
01/07/2021 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24,  tha se Shqipëria është me risk shumë të ulët për përhapjen e COVID19, por virusi nuk është zhdukur ende, ndaj dhe duhet që qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Manastirliu u bëri apel të gjithë qytetarëve, që të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit për t’u vaksinuar sa më parë, si ‘arma’ kryesore për të luftuar virusin.

“Do ishte mirë sikur të thonim sot që ka ardhur ‘vdekja’ e virusit, por nuk mund ta themi këtë. Ajo që themi është se prej 15 javësh Shqipëria është në një situatë të kontrolluar. Kjo për faktin se kemi një fillim të vaksinimit shumë shpejt. Por, edhe masat e targetuara përgjatë gjithë periudhës 15-mujore kanë dhënë rezultatin e tyre. Nuk mund të themi që Covid është zhdukur apo ka ‘vdekur’, pasi ka ende një qarkullim. Sigurisht Shqipëria tashmë ka dalë nga zona e riskut, falë masave që janë marrë në kohë. Ne si vend kemi ndërmarrë hapa shumë të rëndësishëm në raport me luftën ndaj virusit, kryesisht me vaksinimin. Dy rastet që janë në infektiv janë dy 60-vjeçare të pavaksinuara. Për këtë bëj një apel të gjithë qytetarëve të pavaksinuar, që të mos humbasin kohë dhe të shkojnë në qendrat e vaksinimit”, tha Manastirliu.

E pyetur për vaksinimin e hapur Manastirliu theksoi se: “Ditët e hapura i shërbejnë edhe një vetëdijësimi të popullatës për të rritur ndërgjegjësimin për vaksinimin si dhe për të frenuar shpërthimet e mundshme epidemike. Ajo që vihet re është se te grupmoshat e vaksinuara shihet se ka rënë infektimi, ndaj dhe kjo tregon që vaksinimi po jep rezultate. Në Shqipëri kanë mbërritur mbi 1,1 milion doza, ndërsa në total kemi administruar mbi 970 mijë, bashkë me vaksinimet e kryera sot”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se po punohet në disa drejtime nga strukturat shëndetësore, për t’u parapërgatitur pêr parandalimin e një vale tjetër në vjeshtë-dimrin e ardhshëm.

“Ne kemi mësuar shumë në raport me atë që ka ndodhur në këto 15 muaj të pandemisë. Përvoja e vitit të kaluar, kur u hapëm në muajt e verës, solli një rritje të numrit të infektimeve në shtator, duke hyrë në valën e dytë, por me kufizimet që vumë, Shqipëria nuk e përjetoi valën e tretë. Jemi duke punuar për të marrë masat për kontrollin e pandemisë. Sa më shumë dhe sa më shpejt të vaksinohen qytetarët, aq më shumë jetë shpëtohen. Ne po përgatitemi dhe për vaksinimin e gripit, që do duhet të jetë i kombinuar me vaksinimin anti-Covid. Por po përgatitemi dhe me kapacitetet spitalore për çdo situatë”, tha Manastirliu.

/a.r

Next Post
Kërcënimi i Rudina Hajdarit, Artan Hoxha: Nuk është çudi që deputetët mbajnë pistoleta

Vrasja e Behar Sofisë, Artan Hoxha plas "bombën": Ishte një mesazh...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

February 9, 2026
Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

February 9, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

February 9, 2026
U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

February 9, 2026
U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

February 9, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

February 9, 2026
Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

February 9, 2026
Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

February 9, 2026
I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

February 9, 2026
Protesta e PD-së, Berisha: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

Protesta e PD-së, Berisha: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In