Autoritetet kompetente braziliane, kanë thënë se numri i bebeve të lindura me “mikrocefali” (kokë anormale, e vogël, një gjendje që lidhet me zhvillimin jo të plotë të trurit), është rritur jashtëzakonisht shumë që nga tetori i vitit të kaluar, duke shkuar deri në 4000. Sipas mjekëve, shkaktar i kësaj sëmundjeje është virusi Zika, shkruan BBC.
Në vitin 2014, kishin lindur 15 bebe me mikrocefali. Kjo gjendje mund të jetë vdekjeprurëse ose mund të shkaktojë paaftësi intelektuale dhe zhvillim të vonë. Ministri i Shëndetësisë në Brazil ka thënë se kanë qenë ka 3,893 raste të dyshuara me mikrocefali që nga tetori. Ende nuk është konfirmuar se virusi Zika është shkaktar i kësaj gjendjeje fizike, mirëpo disa nga bebet që kanë vdekur e kishin virusin në tru dhe nuk kishte asnjë faktor tjetër që është gjetur te ata, që do të mund të emërtohej si shkaktari.