• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Viruset pësojnë ndryshime’/ Studimi: Tani COVID është bërë 10 herë më ngjitës, por më pak vdekjeprurës

by Java News
19/09/2020 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndoshta shumica prej jush i kanë lexuar artikujt e fundit për pacientët të cilët u rikuperuan nga Covid-19 për t’u infektuar përsëri me SARS-CoV-2, me sa duket nga një “lloj tjetër” i virusit.

Në fund të gushtit u raportua gjerësisht për rastin e parë “të dokumentuar” ose “të konfirmuar” në botë të ri-infektimit me SARS-CoV-2: një burrë nga Hong Kong, i diagnostikuar në mars, ishte infektuar “një virus të ri” që qarkullon në Europën Perëndimore këtë verë . Të nesërmen, u hap lajmi se dy njerëz në Evropë gjithashtu duket se ishin ri-infektuar.

Në fakt, raste të izoluara të ri-infektimit ndodhin edhe me viruse të tjerë. Ky fakt nuk është domosdoshmërisht alarmant. Ri-infektimi zakonisht na tregon diçka vetëm për mënyrën se si funksionon sistemi imunitar i njeriut, por se virusi mund të këtë pësuar ndryshime të mëdha gjenetike. Ky duket të jetë pikërisht rasti i Covid-19.

Viruset pësojnë ndryshime dhe shumica e këtyre ndryshimeve janë të dëmshme për virusin apo edhe fatale, sipas disa studimeve. Por pyetja e ekspertëve ka qënë nëse virusi është bërë më virulente ose më infektiv sesa ishte kur u zbulua për herë të parë në Wuhan? Studimet e fundit sugjerojnë që jo, por forma mbizotëruese e Covid-19 për mometin është 10 herë më ngjitës sesa ai që u shfaq në fillim të këtij viti.

Ashtu si viruset që shkaktojnë grip ose fruth, SARS-CoV-2 ka një kod gjenetik të përbërë nga ARN. Por ARN është shumë e paqëndrueshme dhe meqenëse SARS-CoV-2 na infekton duke përdorur qelizat e trupit tonë për të replikuar veten, sa herë që kopjohet gjenoma e tij, një gabim mund të depërtojë.

Shumica e mutacioneve zhduken vetë, qoftë rastësisht dhe vetëm një pjesë e vogël përfundon duke u përhapur gjerësisht ose duke zgjatur.

Sipas një studimi ndërkombëtar që ndjek evolucionin e SARS-CoV-2 në kohë reale dhe burimeve të tjera, po zbulohen mesatarisht rreth dy mutacione të reja të Covid-19 në muaj, që do të thotë se format e virusit që qarkullojnë sot janë rreth 15 mutacione por disi ndryshme nga versioni i parë i gjurmuar në shpërthimin në Ëuhan.

Shkencëtarët thonë se format e ndryshme të SARS-CoV-2 janë deri diku të ngjashme, kështu që është më mirë t’i quash “variante”.

Ritmi i ngadaltë i mutacionit të koronavirusit është një lajm i mirë për ne: Një virus që evoluoi më shpejt do të kishte një shans më të madh të tejkalonte çdo vaksinë ose ilaç të prodhuar për ta ka shkatërruar. Një tjetër lajm i mirë është se SARS-CoV-2 po bëhet më pak vdekjeprurës sesa ishte në valën e parë të shpërthimit në mars.

Një studim paraprak i kohëve të fundit nga Imperial College në Londër, i cili analizoi 25,000 sekuencat të gjenomit të SARS-CoV-2 të mbledhura në Mbretërinë e Bashkuar, zbuluan se një mutacion i veçantë në virus, i njohur si D614G, kishte ulur vdekshmërinë te pacientët.

Skenari më optimist sipas ekspertëve është që Covid-19 të kthehet dalëngadalë në formën e një gripi sezonal, duke u bërë gjithnjë e më pak vdekjeprurës.

Mutacioni D614G, i cili ndoshta fillimisht u krijua në Kinë, së pari u duk të bëhej gjithnjë e më i shpeshtë në shpërthimin në Italinë Veriore në shkurt. Mutacioni D614G është më pak infektiv por më vdekjeprurës në krahasim më 15 variantet e tjera.

Por ai po zëvendësohet nga forma G614 e virusit, duket se është më i përhapuri në të gjithë botën dhe është bërë varianti dominues. Deri në qershor, G614 e kishte zëvendësuar variantin D pothuajse kudo në botë.

Ky variant mendohet të jetë 10 herë më ngjitës sesa versioni i parë i zbuluar në Ëuhan, por nuk e sulmon ashpër organizmin e njeriut, madje në pjesë e mirë e të infektuarve përjetojnë simptoma të lehta të një gripi të zakonshëm. Epidemiologu amerikan Nathan Grubaugh thotë se varianti G614 mund të shpjegojë edhe fuqizimin e pandemisë përgjatë verës.

Grubaugh raporton se ekspertët që kanë studiuar mutacionin kanë arritur në përfundimin e tyre se mutacionet e kanë bërë virusin më të transmetueshëm, por jo më shumë të rrezikshëm.

“Në grupin tonë prej 1.000 individësh të infektuar, ata që ishin prekur nga mutacionin G nuk kishin të ngjarë të përfundonin të shtruar në spital ose në kujdes intensiv”, thotë De Silva.

Andre Rambaut, një profesor i evolucionit molekular në Universitetin e Edinburgut, thekson se forma G ishte tashmë mbizotëruese në Europë, duke u bërë kështu  shkaku për vdekshmërinë më të ulët që është vërejtur muajt e fundit.(SI)

g.kosovari

Next Post
VIDEO+FOTO/ Pas incidenteve me trupat ruse, SHBA rrit praninë ushtarake në Siri

VIDEO+FOTO/ Pas incidenteve me trupat ruse, SHBA rrit praninë ushtarake në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In