• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viron Bezhani: Pse Shqipëria ka vetëm pesë sportistë në RIO 2016?!

by A R
19/07/2016 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar tregon vështirësitë që hasin sportet sot për të mbijetuar por edhe indiferencën e shtetit, që sipas tij po ndryshon. Shqipëria është e prekur edhe nga problemi i dopingut, ndërsa pjesëmarrja në këtë olimpiadë është gati minore, me vetëm 5 sportistë, teksa Kosova ka 8 syresh…

 

Intervistoi Ben Andoni

Mund të thuhen shumë gjëra por Shqipëria do përfaqësohet me vetëm 5 sportistë në Olimpiadën e Rios 2016, por aman një gjë nuk do sqarohet asnjëherë: Pse kemi gjithnjë e më pak sportistë dhe shumë më tepër fjalë? Ç’ka do të thotë një ekip minor dhe madje edhe më i vogël se Kosova, që përfaqësohet me tetë sportistë syresh në Lojërat Olimpike braziliane. Për ish-mundësin e njohur kampion absolut Viron Bezhani, presidentin e KOKSH-it, politika e ndjekur për sportin se ka favorizuar asfare zhvillimin e tij, ndërkohë që ka ardhur një kohë tjetër. E megjithatë Z.Bezhani mendon se diçka po ndryshon te shteti që ka filluar të  mendojë për sportet e tjera veç futbollit. Ndërkohë që nuk duhet harruar se Shqipëria po vuan edhe dënimin ndaj federatës së peshëngritjes duke e privuar me pjesëmarje të plotë ekipin e shtangistëve, që mund t’i sillnin ndonjë medalje. Gjithsesi problematika është më e thellë: “Problematikat e sportit janë të shumta. Ndër to rreshtojmë se: Infrastruktura sportive është në një gjendje të mjerueshme; Sporti në shkollë; Masivizimi, Fondet etj. Për shtetin duhet të jetë si strategji PJESËMARRJA E RINISË ME AKTIVITETE SPORTIVE dhe jo e një apo dy disiplinave të veçanta”, citohet Bezhani.

 

 

Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka gjithnjë një përfaqësim të limituar sportistësh në aktivitetet olimpike, që me këtë rast tregon dhe nivelin e saj të sportit. Si e shpjegoni vështirësinë për të rritur pjesëmarrjen e saj në këto Lojëra?

“Duhet të kuptojmë se pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është me kualifikim. Ne kemi mbi 8 vjet që fjala sport nuk dëgjohej më në asnjë zyrë shteti, nuk kemi pasur një strategji për ta zhvilluar sportin, ku të gjithë besoj e kuptojnë këtë ngërç institucional, sepse drejtuesit e mëparshëm, sportin e shikonin si një lojë dhe kurrë nuk kanë menduar dhe respektuar vlerat e sportit. Ndryshon tani kur sporti po vlerësohet, por kuptohet që rezultatet nuk mund të vijnë menjëherë. Ne duhet të pranojmë se numri i sportistëve në këtë olimpiadë ka qenë dhe më i vogël pas problemit të dopingut që kishim me Federatën e Peshëngritjes, e tashmë dihet se peshëngritja do marrë pjesë vetëm me një sportist e jo me ekip. Për mua si president, e rëndësishme është që gjërat po ndryshojnë, dhe ky është një sinjal i mirë për sportin, pasi po shohim disa projekte për sportin që ka qeveria”.

 

Shikohet që e gjithë vëmendja ikën për futbollin, madje edhe investimet. A duhej që shteti përveç premtimeve të vazhdueshme të ishte më realist në ndihmën për sportet? 

“Ajo që thoni ju, është e drejtë pasi sytë janë drejtuar të Futbolli. Problematikat e sportit janë të shumta. Ndër to rreshtojmë se: Infrastruktura sportive është në një gjendje të mjerueshme; Sporti në shkollë; Masivizimi, Fondet etj. Për shtetin duhet të jetë si strategji PJESËMARRJA E RINISË ME AKTIVITETE SPORTIVE dhe jo e një apo dy disiplinave të veçanta”.

 

Cilët do jenë sportistët përfaqësues dhe ku prisni që të merrni diçka pozitive prej tyre?

“Sportistët përfaqësues për në RIO janë:

1.LUIZA GEGA atletike 1500m dhe 3000m me pengesa

2.IZMIR SMAJLAJ atletikë, kërcim së gjati

3.SIDNI HOXHA not 50 m

4-NIKOL MERIZAJ not 100 m

5-BRIKEN CALJA Peshëngritje 69 kg

Duke u bazuar te rezultatet e fundit, shpresojmë te sportistja e atletikës Luiza Gega si dhe të peshëngritësi Briken Calja”.

 

Next Post

Rama batuta nga Shijaku për PD dhe Reformën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po ngadalësoni hapin drejt BE-së”, Gogu për protestën e PD: Flakët e molotovët, një gjuhë e varfër politike!

“Po ngadalësoni hapin drejt BE-së”, Gogu për protestën e PD: Flakët e molotovët, një gjuhë e varfër politike!

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In