• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Virologia: Variantet e COVID-it kanë kufi, por nuk dihet fundi

by
21/12/2021 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një virologe në Universitetin e Oksfordit thotë se megjithëse Coronavirus-i ndryshon shumë shpejt, variantet e tij kanë një kufi, por ende nuk dihet se kur mund të arrihej në këtë pikë.

Doktoresha Emilia Skirmuntt thotë gjithashtu se do të duheshin disa javë për të kuptuar më mirë nëse varianti i ri Omicron, shkakton forma më të rënda, apo më lehta të sëmundjes, krahasuar me variantet e tjera.

Bota po përballet me mundësinë e një sezoni të dytë festash të fundvitit me një numër të madh infeksionesh me COVID-19, ndërsa familjarë e miq, po mblidhen bashkë për të festuar.

Shkencëtarët nuk kanë dalë ende në përfundimin nëse Omicroni shkakton raste të rënda të sëmundjes, por dinë se vaksinimi mund të ofrojë mbrojtje të fortë, kundër simptomave të rënda dhe vdekjeve.

“Ka disa prova joshkencore se ai shoqërohet me simptoma më të lehta krahasuar me variantet e tjera, por realisht nuk kemi të dhëna të mjaftueshme. Disa të dhëna sugjerojnë të kundërtën, se ai është i njësoj me Deltën për shembull. Ndaj nuk mund të themi asgjë për momentin”, thotë doktoreshë Emilia Skirmuntt virologe në Universitetin e Oksfordit.

Gjithashtu ka prova se disa lloje vaksinash, veçanërisht Moderna, kanë treguar efikasitet më të madh kundër virusit. Gjë që doktoreshë Emilia Skirmuntt e mbështetet, por ajo shton se shumë prej vaksinave në përdorim ofrojnë mbrojtje.

“Pfizer-i gjithashtu është efektiv kundër Omicron-it, dhe shumica e vaksinave që kemi aktualisht duket se pas dozës përforcuese, funksionojnë shumë mirë ndaj këtyre varianteve”, shton ajo.

Shkencëtarët thonë se Omicron-i përhapet më lehtë se variantet e tjera. Ai tashmë është kthyer në një variant dominues në SHBA dhe Angli.

“Ky është një lloj virusi që ndryshon me shpejtësi, por do të ndryshojë edhe më shpejt, sa më i madh të jetë numri i infeksioneve. Çdo infeksion është një mundësi që të lindë nje varianti i ri, i cili do të jetë edhe më i transmetueshëm se variantet që shohim aktualisht. Por nuk mund të ndryshojë përgjithmonë, sepse duhet të jetë i ngjashëm me variantet aktuale. Megjithatë, ne nuk e dimë se kur do të ndodhë ky kufizim, se kur do t’u vijë fundi varianteve”, thotë virologia e Universitetit të Oksfordit.

Studimet paraprake sugjerojnë se të imunizuarit kanë nevojë për një vaksinë përforcuese për të parandaluar infektimin me Omicron, por edhe pa dozën shtesë, vaksinimi duket se ofron një mbrojtje të mirë kundër rasteve të rënda të sëmundjes apo vdekjeve./VOA/

/b.h

Next Post
COVID merr edhe 6 jetë njerëzish në Shqipëri, infektohen 376 qytetarë në 24 orë

COVID merr edhe 6 jetë njerëzish në Shqipëri, infektohen 376 qytetarë në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë me makinën e ambasadës..

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë me makinën e ambasadës..

January 22, 2026
Batutat dhe ironitë e Kryemadhit në GJKKO: U puth Ina me Keijsin, u thashë unë por s’më besuat… Si këtu, drejtësi me regji

Batutat dhe ironitë e Kryemadhit në GJKKO: U puth Ina me Keijsin, u thashë unë por s’më besuat… Si këtu, drejtësi me regji

January 22, 2026
Bëhet viral kryeministri çek, bleu një glob për të parë se ku ndodhet Groenlanda

Bëhet viral kryeministri çek, bleu një glob për të parë se ku ndodhet Groenlanda

January 22, 2026
Zelensky paralajmëron Europën: Nëse nuk veproni tani, Rusia do të godasë më fort!

Zelensky paralajmëron Europën: Nëse nuk veproni tani, Rusia do të godasë më fort!

January 22, 2026
Nga ngjitja e kodrave në zonën e ajrimit të burgut/ Dalin për herë të parë pamjet e Ilir Metës nga “313”-a (VIDEO)

Shtyhet seanca në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta/ Ja data e vendosur

January 22, 2026
Kushtetuesja pranon kërkesën e Berishës për të shqyrtuar masën “detyrim paraqitjeje”

Kushtetuesja pranon kërkesën e Berishës për të shqyrtuar masën “detyrim paraqitjeje”

January 22, 2026
Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Nuk lini model të ndyrë pa sajuar për një…

“Plehra dhe palaço”-Votuan pro Ramës, Myslim Murrizi shpërthen ndaj demokratëve: Serviloseni si lav*re, opozitarë l*shi

January 22, 2026
Aderimi në Bordin e Paqes, Balluku: Kuvendi sot tregoi se Shqipëria është një aleat i palëkundër i Amerikës

Aderimi në Bordin e Paqes, Balluku: Kuvendi sot tregoi se Shqipëria është një aleat i palëkundër i Amerikës

January 22, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Një ditë pas vrasjes

January 22, 2026
“Do bëjmë gallatë apo mbledhje”/ Debatet Hasani-Balla në komisionin e Punëve të Jashtme: Mos u nxeh tani mor burrë…(VIDEO)

“Do bëjmë gallatë apo mbledhje”/ Debatet Hasani-Balla në komisionin e Punëve të Jashtme: Mos u nxeh tani mor burrë…(VIDEO)

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In