Në tryezën e konsultimit që po zhvillohet për reformën në drejtësi, ka rënë në sy replika që avokati i vjetër Virgjil Karaj, ka bërë me anëtarin e KLD Gjin Gjoni, pas fjalës që ky i fundit ka mbajtur.
Karaj i është drejtuar Gjonit me fjalët: Ti nuk meriton të jesh as jurist, e jo më gjyqtar, me këto koncepte juridike që ke! Po s’ke faj, je bërë gjyqtar me 3 muaj në shkollën e Plepave!