• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIP-at e politikës që do të hyjnë në Kuvend pas ikjes së PD-LSI

by A R
21/02/2019 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djegia e mandateve nga deputetët e PD dhe LSI i hap mundësinë krijimit të një opozite të re.

Edhe pse Basha e Kryemadhi pretendojnë se pa ta nuk do ketë më Parlament, të gjitha mundësitë janë të hapura.

Pas dorëzimit të mandateve, KQZ shpall vendet vakante dhe secili emër në listë thirret për të pranuar detyrën.

Janë 151 emra në listën e PD që pasojnë deputetët dhe nuk dihet nëse do refuzojnë të gjithë mandatin. Por edhe sikur ata të refuzojnë, kjo nuk do të thotë se vendet e opozitës mbeten bosh.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume ka treguar rrugën që mund të ndiqet.

Sipas tij, për analogji mund të përdoret rasti kur parashikohet në ligj vakanca e krijuar nga një deputet i zgjedhur si i pavarur.

“Që do të thotë, në qoftë se KQZ do të thërrasë kandidatët e PD-së në listë dhe asnjë prej tyre nuk do të pranojë që të marrë mandatin, ky institucion duhet t’ia ofrojë mandatin pastaj subjektit zgjedhor me herësin më të madh që ka”, tha ai.

Kjo do të thotë se më pas do të vijohet me partitë e tjera me herësin më të madh, apo numrin më të madhe të votave, të cilat janë: PDIU me 76 mijë vota në 2017, LIBRA me 19.8 mijë vota, PSD me 14 mijë vota, FRD me 5 mijë vota, SFIDA me 3.5 mijë vota, PDS me 2.4 mijë vota, e kështu me radhë.

Pra Shpëtim Idrizi PDIU, Ben Blushi LIBRA, Skënder Gjinushi PSD, Gazmend Oketa FRD, Gjergj Bojaxhi SFIDA dhe Paskal Milo PDS.

Me kete hapet rruga për të kthyer Shpetim Idrizin, por edhe Ben Blushin e Mimoza Hafizin.

Pas PDIU, është LIBRA partia me më shumë vota dhe nuk është çudi që të përfitojë dhe ajo, shkruan Sot.

Në zgjedhjet e 2017 kanë kandiduar dhe Skënder Gjinushi i Partisë Social Demokrate dhe Paskal Milo i Demokracisë Sociale.

Ligji nuk e përcakton fiks se si do të veprohet kur të mbarojnë kandidatët e PD dhe të LSI.

Nëse vijohet më pas me të gjitha partitë, atëherë padyshim që emrat e mësipërm do futen në Parlament.

Kjo do të thotë se mund të mos kemi krizë politike, por të lindë një opozitë e re me figura të njohura për publikun.

Tani gurët janë hedhur në fushë dhe është çështje matematike. Punën më të vështirë e ka KQZ e më pas Kuvendi.

Nëse kryeministri reziston dhe KQZ vepron si duhet, PD e LSI mund të shkojnë drejt shkrirjes.

Në Parlament mund të futen figura të tjera nga parti të vogla dhe në këtë mënyrë vendi nuk mbetet pa opozitë.

/a.rada
Next Post
Fishkëllyen Selamin reagon deputeti i PS: Basha një kopja e shëmtuar e Berishës!

Pjerin Ndreu: Do të kandidoj për kryebashkiak të Lezhës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In