• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Violinisti Florian Gashi: Instrumentistët shqiptarë luajnë me xhupa e duart akull

by Java News
29/11/2016 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Këto ditë kam asistuar në dy koncerte me muzikë shqiptare. Niveli i instrumentistëve ishte i klasit të parë. Niveli i veprave, po ashtu. Kushtet e sallës ishin për të ardhur keq dhe kjo që prej shumë kohësh. Për të përgatitur një koncert recital të mirë, duhen të paktën 4-5 muaj punë me rreth 500 orë studim. Këto 500 ore punë prezantohen vetëm në atë orë që zgjat koncerti. A e imagjinoni dëshpërimin e solistëve kur luajnë me duart akull? Është njësoj si të paraqesësh pikturat në këtë sallë pa ndriçim. Më besoni, kjo është drama e tyre. Pashë edhe provat e orkestrës, instrumentistët luanin me pallto dhe me xhupa. Me këto temperatura të ulëta, as nuk mund të intonohen instrumentet e frymës, në këto kushte nuk mund të presësh cilësi”.

Kështu është shprehur violinisti Florian Vlashi në panelin e kulturës në Samitin e Diasporës. I pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, ai tha se, “në Durrës në verë, publiku i largohet sallës së teatrit, sepse temperatura aty është mbytëse. Është vërtet për të ardhur keq, që edhe bari më i humbur ka ajër të kondicionuar, ndërsa i vetmi teatër i qytetit nuk a ka këtë mundësi”. Ai kujton këtu një film të Fellinit, “Provat e orkestrës”, i cili të bën të mendosh se nëse do të kuptosh se si funksionon një shoqëri, shiko si funksionon një orkestër. Në fund të fjalës së mbajtur para të pranishmëve në panelin e kulturës, në Samitin e Diasporës, ai është shprehur: “Të nderuar drejtues, duke ju falënderuar shumë për vëmendjen ndaj nesh, duke na ftuar në këtë samit, mendoj se vëmendja kryesore duhet të jetë ndaj muzikantëve që janë këtu. Janë ata që i kanë vënë shpatullat kësaj pune, janë ata që, për një arsye apo një tjetër, nuk e braktisen Shqipërinë në ’91 e ’97-ën. Ata janë në të vërtetë ‘Muzikantët e Titanikut’”. Vlashi nuk pranoi të identifikojë orkestrën, të cilës i referohet se ka luajtur me duart akull apo veshur me xhupa e pallto, por tha se kudo ku janë “në Tiranë apo në Durrës”, kushtet nuk i kanë të mira. Ndërkaq, Akil Koci “Refleksët” dhe “Kenesteza”, Donika Rudi “Kabatonik”, Zeqirja Ballata “Melizmi dhe Danza”, Rauf Dhomi “Temë me variacione”, Haig Zacharian “Kadenca”, Aleksandër Peçi “Londrojnë picikatot”, Dorian Cene “…A…” dhe Vasil Sofokli Tole “Alla Shqiptarqe”, kanë qenë kompozitorët, veprat e të cilëve për violinë janë interpretuar nga Florian Vlashi në Kishën Shën Ndout në Prishtinë. Këto pjesë muzikore hapën festivalin “Ditët e Muzikës Kosovare”.

EDUKIMI ME MUZIKË
Në vazhdën e dhënies se mendimeve, Vlashi tha se ka parë punën e mrekullueshme që ka filluar në Tiranë me koncertet didaktike. Sipas tij, është e vetmja mënyrë edukimi i një brezi që do të mbushë sallat nesër. “Veç kësaj, muzika është gur themelor në formimin dhe edukimin e shoqërisë. Ne në Durrës, gjatë Bienales, kemi shkuar të japim koncerte edhe për ato fëmijë e të rinj, që nuk mund të vijnë në koncerte si psh., në jetimore, në spitale, deri dhe në maternitet. Koncertin e fundit e dhamë te burgu i të rinjve në Kavajë. Ishte koncerti i parë me muzikë klasike në një burg. Unë luajta aty bashkë me tim bir. Moment shumë i fortë: një lexhio me një partiturë të Mozartit si kufiri ndërmjet dy botëve – në njërën anë të partiturës djali im i edukuar përmes familjes dhe muzikës. Nga ana tjetër e partiturës ishin ata që, pikërisht pse u kish munguar familja dhe muzika, ishin në anën e kundërt. Pra, e partitura e Mozartit si kufiri midis së mirës dhe së keqes”. Vlashi, duke cituar Servantesin, tha: “Nga ai vend ku dëgjohet muzikë, asgjë e keqe s’mund të ndodhë”. E gjithë kjo, u tha prej tij, pasi kish vlerësuar më herët titullin e panelit “Arti dhe Kultura, pasaporta jonë”. Duke vënë në dukje se të “të shpërndarët” (diaspora) kanë pasur këto vite “mini-samitet” e veta, ai tha se, “unë vërtet kam fituar konkurset jashtë dhe kam firmosur kontratat me orkestrat dhe me agjencitë e koncerteve atje, por jam formuar në Shqipëri, në shkollën shqiptare që nga mosha 6 vjeçe deri 22”. Sipas tij, të vish në Shqipëri e të bësh diçka për këtë vend është, veç të tjerave, edhe një detyrim moral, një kthim sado i vogël i atij borxhi të madh.

BIENALJA E DURRËSIT, BORXHI I KTHYER
Ka qenë një lloj “borxhi i kthyer” për Vlashin edhe organizimi i prej vitit 2003, i Bienales së Durrësit. Kjo ka shërbyer, “si një urë lidhëse e muzikantëve ‘atje’ dhe ‘këtu’: fituesin konkursit të të rinjve të Bienales e ftojmë për koncerte në Spanjë, instrumentistë shqiptarë po ashtu”. Ndërkaq, “Grupo Instrumental Siglo XX” që drejton Vlashi, prej 20 vitesh, i konsideruar si nga tre më të mirët në vend, është grupi jashtë Shqipërie me më shumë autorë shqiptarë në programet e tij. “Por, kjo është një nismë private. Nëse do të kemi dhe mbështetjen e shtetit shqiptar, përmasat e kësaj ideje do të dhjetëfishoheshin”. Për këtë arsye, ai kërkoi mbështetjen e shtetit shqiptar, pasi instrumentistët që vijnë nga Shqipëria, duke qenë jashtëkomunitarë, kanë probleme me kontratat e koncerteve në Europë. “Është urgjente rregullimi ndërshtetëror i këtyre kontratave, që ata mos ta ndjejnë veten si ‘muzikantë klandestinë. Muzika shqiptare ka nevojë të dalë jashtë kufijve të vendit, të luhet, të dëgjohet, të jetë në vitrinë, të tërheqë vëmendjen”.
BW/d.i.

Next Post
FOTOT/ Bukuroshja “pushtoi” rrjetin me marrëdhënien LIVE me disa meshkuj njëkohësisht por…

FOTOT/ Bukuroshja "pushtoi" rrjetin me marrëdhënien LIVE me disa meshkuj njëkohësisht por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In