• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vinicius, Achraf dhe Dani Olmo mes kanditatëve për çmimin “Golden Boy”

by A R
01/11/2018 22:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas gazetës prestigjioze spanjolle “Marca” lista e futbollistëve të nominuar për të fituar çmimin “Golden Boy” të këtij viti është ngushtuar nga 100 kandidatë në 20 dhe deri tani nuk ka asnjë fitues që ka mbajtur trofeun që konkurron për ta fituar për herë të dytë. Kjo do të thotë se mund të jetë dikush tjetër përveç Mbappe, i cili u shpall fitues në 2017 dhe organizatorja që jep çmimin, “Tuttosport”, zakonisht kërkon talente të reja.

Fituesit e çmimit “Golden Boy” në vite:

  • 2003: Van der Vaart (HOL/Ajax)
  • 2004: Rooney (ENG/Manchester United)
  • 2005: Messi (ARG/Barcelona)
  • 2006: Fabregas (SP/Arsenal)
  • 2007: Aguero (ARG/Atletico)
  • 2008: Anderson (BRA/Manchester United)
  • 2009: Pato (BRA/Milan)
  • 2010: Balotelli (ITA/Manchester City)
  • 2011: Gotze (GER/Borussia Dortmund)
  • 2012: Isco (SP/Malaga)
  • 2013: Pogba (FRA/Juventus)
  • 2014: Sterling (ENG/Liverpool)
  • 2015: Martial (FRA/Manchester United)
  • 2016: Renato Sanches (POR/Bayern)
  • 2017: Mbappe (FRA/PSG)

Juria e përbërë nga 30 gazetarë nga e gjithë Europa do të votojë për fituesin e këtij viti. “Tuttosport” megjithatë ka zbuluar se favoritët janë Justin Kluivert (“Roma”), De Ligt (“Ajax”) dhe Alexander-Arnold (“Liverpool”). Vetëm lojtarë, të cilët kanë lindur pas 1 janarit 1998 janë futur në listën e kandidatëve për të qenë fitues dhe në mesin e tyre janë: Vinicius Jr i “Real Madridit”, Achraf (i huazuar tek “Borusia Dortmund”) dhe spanjolli Dani Olmo i “Dinamos” së Zagrebit.

Kandidatët për fitimin e çmimit “Golden Boy” për vitin 2018:

  • Alexander-Arnold (ENG/Liverpool)
  • Kelvin Amian (FRA/Toulouse)
  • Aouar (FRA/O. Lyon)
  • Brekalo (CRO/Wolfsburg)
  • Cutrone (ITA/Milan)
  • Dani Olmo (SP/Dinamo Zagreb)
  • Davies (ENG/Everton)
  • De Ligt (HOL/Ajax)
  • Diogo Dalot (POR/Manchester United)
  • Eder Militao (BRA/Porto)
  • Edouard (FRA/Celtic)
  • Foden (ENG/Manchester City)
  • Gedson Fernandes (POR/Benfica)
  • Haidara (MAL/RB Salzburg)
  • Achraf (SP-R. MAD/B. Dortmund)
  • Ikone (FRA/Lille)
  • Justin Kluivert (HOL/Roma)
  • Mbappe (FRA/PSG)
  • Upamecano (FRA/RB Leipzig)
  • Vinícius Jr. (BRA/Real Madrid)

“Golden Boy” është një çmim që jepet nga gazetarët sportivë për një futbollist të ri që luan në Europë, që perceptohet se ka qenë më mbresëlënësi gjatë një viti kalendarik sportiv (dy gjysmëkampionate në dy sezone të ndara). Të gjithë të propozuarit duhet të jenë nën moshën 21 vjeç dhe të luajnë në një nivel të lartë në kontinentin europian.

Çmimi është themeluar në vitin 2003 nga gazeta sportive italiane “Tuttosport” dhe tani janë përfshirë edhe prestigjiozet: “Bild” (Gjermani), “Blick” (Zvicër), “A Bola” (Portugali), “l’Équipe” (Francë), “Francë Futboll” (Francë), “Marca” Spanja), “Mundo Deportivo” (Spanjë), “Ta Nea” (Greqi), “Sport Express” (Rusi), “De Telegraaf” (Holandë) dhe “The Times” (Mbretëria e Bashkuar).

Next Post
Dorëheqja e Fatmir Xhafës, çfarë tha Saimir Tahiri

"Përgjimet që nxorën mediat, Prokuroria e Italisë i nxorri nul"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In