• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vilë, lokal dhe dy apartamente, pasuria e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe që u arrestua sot, dha 70 mijë euro hua me interes

by Java News
06/07/2021 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Me urdhër të SPAK, policia arrestoi sot kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe 10 bashkëpunëtorë të tij, 8 punonjës bashkie dhe dy biznesmenë, për një tender klientelist, me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj. Të arrestuarit pritet t’i nënshtrohen edhe një hetimi pasuror. Nga 11 zyrtarët e prangosur, vetëm Tushe është subjekt i deklarimit të pasurisë, në cilësinë e kryebashkiakut. Nga verifikimi i deklaratave vjetore të pasurisë, Fatos Tushe është pronat me 100 % i një vile 2-katërshe me sipërfaqe 118 m2 në Lushnjë, deklaruar 3.5 milionë lekë. Tushe është pronar edhe i një apartamenti në Durrës, me sipërfaqe 60 m2 në Durrës, të cilin deklaron se ka blerë në vitin 2004 për 1.9 milionë lekë.

Kryebashkiaku ka në pronësi 100 % edhe një apartament tjetër në Lushnjë, me sipërfaqe 79 m2, të cilin thotë se e ka blerë në vitin 2010 për 2.8 milionë lekë. Tushe ka në pronësi 100 % edhe dy lokale në Lushnjë, të cilët thotë se i ka blerë gjithashtu në vitin 2010, me sipërfaqe 28 m2 blerë në vlerën 1.7 milionë lekë si dhe me sipërfaqe 79 m2 blerë në vlerë 4.7 milionë lekë ose 47 mijë USD. Lokalin 28 m2 e ka shitur më pas. Tushe deklaron se ka marrë një kredi 185 mijë euro, e cila me sa duket ka shërbyer për blerjen e pasurive. Kryebashkiaku i Lushnjes thotë gjithashtu se është bashkëpronar me 50 % i një sipërfaqe toke 500 m2 në Voskopojë, blerë në vitin 2006, për 1.5 milionë lekë.

Tushe thotë se i ka dhënë hua një personi 70 mijë euro me interes në vitin 2009. Në vitin 2010, deklaron rreth 11 mijë euro interesa nga dhënia e kësaj huaje. Në vitin 2011, deklaron rreth 13 mijë euro interesa nga huaja, ndërsa në vitin 2012 rreth 3 mijë euro. Pra, në tre vite nga dhënia e huas me interes e 70 mijë eruarve, ka fituar 27 mijë euro. Në vitin 2016, Tushe deklaron shitjen nga bashkëshortja të një makine tip Daimler Chrysler, 3 500 euro, e cila nuk figuron e deklaruar më parë. Të ardhurat e Fatos Tushe janë vetëm paga e tij si kryebashkiak dhe paga e bashkëshortes rreth 500 000 lekë në vit./Shqiptarja.com

/m.j

Next Post
‘Ishim ulur me laps e letër, po bënim llogaritë’/ Xhaçka: Nuk i prisnim kaq shumë vota në asamble, Rama besoi te kjo mundësi për Shqipërinë

‘Ishim ulur me laps e letër, po bënim llogaritë’/ Xhaçka: Nuk i prisnim kaq shumë vota në asamble, Rama besoi te kjo mundësi për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In