• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vilat që fitojnë

by Endri Kajsiu
01/03/2021 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu/

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë firmosur ditën e sotme një marrëveshje për vazhdimin e koalicionit paszgjedhor, pasi në zgjedhje kanë hyrë të ndarë në dy lista. Ajo që është tanimë e qartë është se PD dhe LSI nuk kanë hyrë në një listë të përbashkët pasi secila prej tyre do të dobësojë tjetrën që nëse fitojnë, t’i vënë njëra tjetrës kufinj. Thënë ndryshe, brenda kësaj marrëdhënie nuk ka asgjë morale, por vetëm pragmatizëm për të kapur sa më shumë pushtet, gjithmonë nëse arrijnë të marrin më shumë se 70 mandate.

Nisur nga ky fakt, ajo që bie në sy në gjithë këtë marrëdhënie është se asnjëra nga këto parti nuk ka si synim që të qeverisë nesër për Shqipërinë e shqiptarët, por për vilat. Edhe slogani i tyre i cili u bashkua duke u bërë ‘Shqipëria, shtëpia që fiton’ në fakt tregon pikërisht këtë. Si një lapsus frojdian, slogani i Bashës e Kryemadhit në fakt tregon se mendja e tyre është tek shtëpitë, në rastin e tyre tek vilat, të cilat për sa kohë janë shtuar edhe duke qenë në opozitë, është e lehtë të imagjinohet se ç’mund të ndodhë nëse ata janë nesër në qeveri.

Çdo gjë që Luli dhe Monika bëjnë, çdo gjë, duke filluar nga programi, premtimet, intervistat, memet, koalicionet, marrëveshjet, gjithçka bëhet vetëm e vetëm që të fitojnë Vilat  e tyre. Për para dhe për pushtet. Për Lulin, kunatin, Monikën dhe Ilirin. Dhe Saliun sigurisht, bashkë me familjen e tij të madhe.

Nga njëra anë kemi Lulzim Bashën (kunati dhe bashkëshortja e Bashës janë sot praktikisht padrinot e PD-së që formulojnë listat dhe vënë ‘çmimet’ për kandidim) i cili edhe pse në opozitë, ka shtuar vilat duke u bërë më katër të tilla. Edhe pse shtëpia e tij nuk pësoi asnjë dëmtim nga tërmeti, Basha shkoi dhe mori 2 vila të oligarkët (siç i cilëson ai) në një nga lagjet e kamura të Tiranës. Brenda PD-së tanimë thuhet hapur se Luli është në krye të partisë për tu pasuruar vetë dhe kunati i tij, siç ka bërë edhe në opozitë duke u vënë gjoba kompanive  të mëdha në vend. Thënë këtë, kuptohet qartë se nuk do fitojë Shqipëria, por vilat e kreut të PD-së, nëse ky i fundit fiton zgjedhjet. Nuk duhet harruar edhe Sali Berisha, i cili i dha vajzës së tij kur ishte kryeministër pronat e Klubit Partizani, që më pas u ndërtuan dhjetra pallate me vlerë 150 mln euro.

Nga ana tjetër është Monika Kryemadhi, e cila krahas super vilës që ka në Lalz, (me 11 banjo ku dhe macet kanë tualetet e tyre), ka edhe shtëpi në Tiranë e fëmijët në shkolla të shtrenja sa më s’ka në Mbretërinë e Bashkuar.  E vështirë të besohet se pas katër viteve në opozitë, Kryemadhi do të vijë në pushtet për tu shërbyer shqiptarëve, ndërkohë që është provuar më parë që i ka shërbyer luksit të saj sëbashku me Ilir Metën natyrisht.

Pra, alternativa që PD dhe LSI i ka ofruar shqiptarëve janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi (Ilir Meta e Sali Berisha poashtu), të cilët që në slogan kanë treguar që vilat e tyre do fitojnë, nëse ata marrin pushtetin.

Next Post
Integrimi/ Balla optimist nga Brukseli për takimin me presidentin e PE, Sasolin: Lajme shumë të mira kemi sot!

Integrimi/ Balla optimist nga Brukseli për takimin me presidentin e PE, Sasolin: Lajme shumë të mira kemi sot!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In