• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viktor Orban i Hungarisë nga “Grabitqar i medias” është bërë ëngjëll, ndërsa Shqipëria “djall”

by Ilir Yzeiri
03/05/2022 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Raporti i fundit i Organizatës «Réporters sans frontiers» (RSF) për lirinë e shtypit në botë jo vetëm që është një karikaturë e një organizate që tani mesa duket e bën rënditjen në bazë të donatorëve që e financojnë më shumë, ashtu siç ndodh edhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë e cila është akuzuar nga pjesa më e madhe e vendeve perëndimore se nuk arriti të na thotë të vërtetën për origjinën e virusit Sars-covid 2, sepse Kina është donatori më i madh i saj, por, sa i takon Shqipërisë, është edhe fyes për vendin jo për qeverinë. Ai raport reflekton mërzinë e disa vanitozëve këtu në Tiranë që janë specializuar për të qenë në kontakt me këto organizata po ashtu vanitoze të lodhura që tani jo vetëm po humbasin besueshmërinë, por po bëhen edhe qesharake.

Personalisht kam një kujtim të hidhur më këtë organizatë. Kur ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, zoti Arvizu, më sulmoi personalisht mua dhe gazetën « Shekulli » në vitin 2011 për artikullin « Intelektualët dhe ambasadori i vogël i një vendi të madh » (Shekulli 9 prill 2011) i shkrova kësaj organizate dhe nuk mora përgjigje kurrë, ndërkohë që media të tjera të mëdha si « Le monde » dhe « Corriere della sera » i bënë jehonë kësaj ngjarjeje. Në raportin e atij viti Shqipëria renditej e 96-a (shih   https://rsf.org/fr/classement 2011/2012). Pra, në atë vit kur Berisha qëlloi mbi protestuesit dhe gazetari Fatos Mahmutaj, që po raportonte për protestën, u plagos dhe në bulevard u vranë 4 protestues dhe u plagosën me dhjetëra të tjerë, kjo organizatë e renditte Shqipërinë në vendin e 96. Ndërsa në raportin e vitit 2022 e rendit në vendin e 103.

Po le të marrim një shembull tjetër. Në vitin 2021 Viktor Orban, kryeministri aktual i Hungarisë, i kritikuar disa herë publikisht nga RSF-ja, shpallet nga kjo organizatë si një nga “Grabitaqrët e medias” së bashku me Bashar Al Asad-in, e të tjerë. Ja si shkruan Le monde në datën 5 qershor 2021:

Monde

Modifié le 5 juillet 2021 à 17:57

Viktor Orban sur la liste des “prédateurs pour la liberté de la presse”

L’ONG Reporters sans frontières (RSF) a dévoilé lundi l’édition 2021 de sa galerie de “prédateurs de la liberté de la presse”. Elle y désigne pour la première fois un dirigeant d’un pays de l’UE, le Premier ministre hongrois Viktor Orban, parmi 37 chefs d’Etat.

Les membres de cette liste, dont la précédente actualisation remonte à 2016, “imposent une répression massive, via la mise en place d’appareils de censure, de l’incarcération arbitraire de journalistes, d’incitation à la violence contre ces derniers, quand ils n’ont pas (…) directement ou indirectement poussé à leur assassinat”, déclare RSF dans un communiqué.

Près de la moitié (17) “y figurent pour la première fois”, aux côtés de “vieux tyrans” déjà qualifiés de “prédateurs” par l’ONG Reporters sans frontières (RSF) en 2001, à savoir le président syrien Bachar al-Assad, le guide suprême iranien Ali Khamenei, les présidents russe Vladimir Poutine et biélorusse Alexandre Loukachenko, ainsi que les présidents équatoguinéen Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, érythréen Issaias Afeëorki et rëandais Paul Kagamé.

(https://www.rts.ch/info/monde/12326595-viktor-orban-sur-la-liste-des-predateurs-pour-la-liberte-de-la-presse.html)

Dhe ja përkthimi në shqip :

Viktor Orban në listën e « grabitqarëve të lirisë së shtypit »

OJQ-ja « Reporterët pa kufij» (RSF) ka shpallur të hënën edicionin e vitit 2021 të galerisë së saj të « grabitqarëve të shypit ». Për herë të parë, mes 37 kryetarëve shtetesh, ajo shënon aty një drejtues të një vendi të Bashkimit Europian, kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Anëtarët e kësaj liste, së cilës i paraprin një listë tjetër në vitin 2016 « ushtrojnë një represion masiv, vënë në jetë aparatin e censurës, burgosin në mënyrë arbitrare gazetarët, nxisin dhunën kundër tyre edhe atëherë kur ata kanë qenë ose jo drejtpërdrejt pas vrasësve të gazetarëve », deklaron RSF në komunikatën e saj.

Thuajse gjysma (17) « figurojnë në këtë listë për herët të parë », përbri « tiranëve të vjetër », të shpallur tashmë si « grabitqarë » prej OJQ-së Reporters pa kufij (RSF) në vitin 2001 si, presidenti sirian Bashar Al Aasad, udhëheqësi suprem iranian Ali Khamenei, presidentët rusë Vladimir Putin dhe bjellorus Aleksandër Lukashenko si dhe presidentët e Togos, Teodor Obiang Nguema, eritreen Issai Afevoki dhe ruandez Pol Kagame. »

Pra, siç shihet, ky përcaktim për Orban është bërë në vitin 2021 dhe raporti i vitit 2022 përfshin pikërisht këtë vit. Mirëpo për këtë vit, pra për vitin 2022 Hungaria e Viktor Orbanit radhitet e 85-a. Në vitin 2021 radhitej e 82-a. duke lënë pas shumë vende të tjera demokratike dhe me liri të konsoliduar shtypi. Kulmi është me Serbinë por edhe me vende të tjera të cilat në shumë raporte të ndërmjetme po nga ky institucion janë paraqitur si vende ku liria e shtypit është e kërcënuar. Kujtoni me këtë rast pushtimin që i bënë protestuesit serbë telvizionit publik të atij vendi.

Po si ka mundësi që Shqipëria paraqitet kështu. Cilët janë ata persona apo ato institucione që përzgjidhen nga këto organizma për të plotësuar formularët e tyre dhe si ka mundësi që ata formularë dhe ato përgjigje nuk verifikohen edhe nga burime të pavarura.

Në Shqipëri është krijuar një skotë parazitësh që popullojnë lloj-lloj ojq-sh për mediat në krye të të cilave është Instituti i Medies i Remzi Lanit, një qendër mediokre dhe e ligë që në të gjitha raportet me jashtë përpiqet të nxijë realitetin në këtë vend për interesa krejtësisht meskine. Është e pashpjegueshme se si edhe institucione të tjera europiane që veprojnë në Shqipëri vijojnë të mbështesin këto institucione me të vetmin qëllim që ta nxijnë çdo gjë në këtë vend dhe ta paraqesin atë jo si një vend në zhvillim por si një vend problematik që ka nevojë të jetë në hartën e së keqes.

Si ka mundësi që në vendin ku nuk ka asnjë gazetar të burgosur, asnjë kërcënim për punën e tyre, si ka mundësi që në një vend ku RTSH-ja publike sulmon qeverinë për interesat korruptive të Armand Dukës dhe si ka mundësi që në një vend ku 2/3 e televizioneve private kanë politikë editoriale kundër qeverisë dhe ku nga qindra e qindra portale mbi 90% e tyre janë hapur kundër qeverisë e asgjë nuk ndodh, si ka mundësi që në një vend ku aksesi për në internet është jo vetëm i pa kufizuar, por e shtrirë në çdo cep, si ka mundësi që një vend ku qeveria nxit mbështetjen për komunitetin LGBT ndryshe nga Orban, si ka mundësi që në një vend që ka bërë hapa gjigandë drejt dixhitalizmit – pra drejt aksesit në informacion, si ka mundësi që në një vend ku asnjë formacion dhe askush nuk nxit urrjetjen fetarë dhe nacionale po përkundrazi Shqipëria përmendet si një vend model i kësaj harmonie, pra si ka mundësi që OJQ-ja me emrin « Reporterë pa kufij » e zbret në renditje Shqipërinë dhe e vendos në vendin e 103 dhe ngre Hungarinë fjala vjen, pa respektuar asnjë nga kriteret që ajo vetë ka shpallur kur tregon se si e bën këtë renditje.

Është fatkeqësi e madhe për një vend kur ai mbetet peng i së keqes që buron nga tradita e tij. Në historinë e Shqipërisë është e njohur prej kohërave më të hershme se fotografinë e ndyrë Shqipërinë e bëjnë vetë shqiptarët dhe ua tregojnë të huajve në mënyrë që ata t’i ndihmojnë për të rrëzuar një qeveri e për të ngritur një tjetër. Në ngjizje të kombit tonë për fat të keq, për të shuar sherret tona qysh në kohëra të hershme kemi thirrur në ndihmë mercenarët e huaj. Kështu edhe tani. Parazitët e Tiranës që plotësojnë formularët e RSF-së janë zgjatim i asaj vetëdijeje.

Next Post
FOTO/ Putini dyshohet se është i sëmurë me kancer: Kush është ish-agjenti i KGB që mund të drejtojë Rusinë, me përvojë të gjerë në spiunazh

FOTO/ Putini dyshohet se është i sëmurë me kancer: Kush është ish-agjenti i KGB që mund të drejtojë Rusinë, me përvojë të gjerë në spiunazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, mediat: Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, mediat: Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In