• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Viktimat në Sukth u ekzekutuan brenda 1 minuti, ngjarja u filmua

by A R
27/04/2017 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë pas atentatit mafioz të ndodhur në afërsi të “Mbikalimit të Sukthit”, ku mbetën të vrarë ish-efektivi i policisë, Ervin Dalipaj dhe mikut i tij Juxhin Dauti, janë zbardhur detaje të reja.

Burime zyrtare nga prokuroria e Durrësit bëjnë me dije për “Gazeta Shqiptare” se ekzekutimi i dy viktimave ka ndodhur për 60 sekonda. Sipas hetuesve të çështjes, makina tip “Audi S8” me targa AA 111 OI u qëllua me 32 plumba kallashnikovi. Mësohet se në atentatin ndaj Dalipajt e Dautit kanë marrë pjesë dy automjete, një “Audi A3” dhe një “BMW X5” me ngjyrë të zezë. Fakti që autorët e krimit kanë qenë me dy makina është zbuluar pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, që iu sekuestruan bizneseve që ndodhen në autostradën Durrës-Tiranë (afër vendit të ngjarjes).

Skema e krimit

Policia dhe prokuroria kanë mundur të zbardhin skemën e krimit. Sipas burimeve nga organi i akuzës, dy viktimat fillimisht kanë qëndruar në autoservisin, i cili është jo më shumë se 300 m larg prej vendit të atentatit, me një fushëpamje absolute. Në autoservis, 38-vjeçari Ervin Dalipaj dhe 27-vjeçari Juxhin Dautaj janë takuar me dy vajza, të cilat kishin mbërritur aty me një automjet “Smart”. Më pas, sapo kanë dalë nga dera e autoservisit, i cili mbikëqyret me 4 kamera filmike e rezolucion të lartë, dy viktimat janë ndeshur me një makinë “BMW X5”, jo më shumë se 15 m distancë në anë të rrugës.

Këtu rruga ka fushëpamje absolute edhe nga pjesa e kodrës ku gjenden shtëpitë e banorëve të zonës. Dyshohet që rreth 30 m distancë, për nga kthesa në drejtim të Shijakut, makinën e viktimave e priste një automjet tip “Audi A3” ngjyrë gri.

Dinamika e Ngjarjes

Fillimisht automjeti që drejtohej nga Dauti (Dalipaj ishte pasagjer në vendin e parë) është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga automjeti “BMW X5” në lëvizje e sipër, ndërsa “Audi A3” i ka prerë rrugën. Drejtuesi i mjetit, Dauti është qëlluar fillimisht në krahun e shoferit me breshëri dhe ka vdekur në vend, ndërsa makina në këtë moment është përplasur me një bordurë betoni, ndërsa ka dalë nga rruga e asfaltuar, në një shesh.

Ndërkohë, dyshohet se mjeti i viktimave doli jashtë rruge, pasi është qëlluar në drejtim ballor nga automjeti i dytë i atentatorëve, të cilët janë siguruar që viktimat humbën jetën si rezultat i breshërisë së plumbave. Përplasja e “Audit S8” duket që ka qenë e fuqishme, ndërsa këmba e drejtuesit të mjetit ka ngrirë e shkelur në gaz, pasi ai ka ndërruar jetë. Pas përplasjes, automjeti ka fluturuar lart për rreth 20 m, duke kapërcyer bordurën e betonit dhe kanalin rreth 3 m të gjerë e të thellë, që gjendet në anë të autostradës.

Automjeti është plasur në autostradë, aty edhe ku dhe u gjetën dy viktimat nga forcat e policisë. Makina ku udhëtonin dy të vrarët ka qenë me shpejtësi maksimale. Pas krimit, makinat e atentatorëve janë larguar në rrugën dytësore në drejtim të Shijakut ose të Durrësit.

Next Post
E kishin marrë me qira, italianëve u shkrumbohet mjeti në Himarë

Gjendet një i vrarë me armë zjarri në Fushë-Mamurras

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In