Drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës Senad Hallunaj ka reaguar në lidhje me pretendimet e banorëve të komunitetit rom në lagjen Liria për vonesën e ambulancës në ngjarjen e një ditë më parë.
Ai ka deklaruar për mediat se ambulanca e parë ka shkuar në vendin e ngjarjes 7 minuta pas marrjes së njoftimit. Hallunaj deklaroi se koha optimale është 5-10 minuta nga marrja e njoftimit.
Mjeku shprehet se në momentet e para të ngjarjes nuk ka patur mundësi për ndërhyrje mjekësore për shkak të flakëve ende të pashuara.
60-vjeçari, Kapllan Nasufi është nxjerrë nga banesa i djegur plotësisht ndërsa bashkëshortja e tij, në gjendje të rënduar është nisur menjëherë drejt Tiranës.
/a.r