• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viktima e pestë nga koronavirusi, kryebashkiaku i Pukës i dedikon fjalët prekëse

by A R
24/03/2020 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj ka bërë një shkrim dedikuar viktimës së pestë nga koronavirusi në Shqipëri.

Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Ndue Marinaj, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm nga Covid-19.

Së fundmi viktima ishte drejtor rajonal i Rezervave të Shtetit për zonën e Veriut me qendër në Pukë.

Gjonaj e cilëson Marinaj si një prej kontributorëve më të mëdhenj në bashki, jo vetëm si një biznesmen i suksesshëm gjurmët e të cilit i ndjejmë kudo, por edhe në ndihmë të familjeve në nevojë të cilat i ndihmonte në heshtje, me togfjalshin e vetem “E bëj për Zotin”.

Mesazhi i plotë i Gjonaj

Të nderuar miq, fati i keq e deshi që sot të jem i detyruar të ndaj me Ju lajmin e kobshëm për humbjen e mikut tonë të përbashkët, Ndue Marinaj. Virusi, për të cilin ka ditë që ju them se nuk duhet marr si një lojë, na mori më të mirin prej nesh.

Ndoja i cili iku sot ashtu në mënyrë të pakuptim, do të mbahet mend gjatë si një prej kontributorëve më të mëdhenj në bashkinë tonë, jo vetëm si një biznesmen i suksesshëm gjurmët e të cilit i ndjejmë kudo, por edhe në ndihmë të familjeve në nevojë të cilat i ndihmonte ashtu në heshtje, me togfjalshin e vetëm “E bëj për Zotin”, tek i cili u dorëzua sot. Personalisht pata fatin ta njoh që në rinin e hershme të tij, dhe gjithnjë Ndoja është dalluar në shkollë, në shoqëri, e më tej dhe në punë, si njeriu i gjendshëm kurdo e kudo. Së fundmi si drejtor rajonal i Rezervave të Shtetit për zonën e veriut me qendër në

Pukë, Ndue Morinaj do të mbahet mend gjatë për gatishmërinë dhe korrektësinë në çdo rast ndërhyrje dhe veprimit. Sot Puka ka një kontributor të shquar më pak!

Do të na mungoj një prej djemve të zellshëm që nuk reshti së kontribuari për vendlindjen e tij! Do të na mungoj një prej drejtuesve që krijoi modelin e menaxhimit të një strukture jo pak të lehë. Personalisht do të më mungoi miku im më i mirë, i cili më mbështeti e shoqëroi në të gjithë veprimtarin time në shërbim të Pukës, këtij vendit tonë të dashur që u desh shumë punë e mund ta transformonim deri ku është sot.

Në këtë ngjarje që na tronditi të gjithëve pa masë në emër të komunitetit pukjan i shpreh ngushëllimet e sinqerta, prindërve, fëmijëve, bashkëshortes dhe të gjithë të afërmve.

Zoti na e lehtësoftë të gjithëve këtë dhimbje të madhe!

Të nderuar bashkqyetar, JU LUTEM merreni seriozisht

kërcënimin nga ky Virus. JU LUTEM tregoni kujdes. Bëjeni për veten tuaj, për familjen dhe shoqërinë. Po kalojmë kohë të vështira dhe me rrezik serioz!

Zoti na ndihmoftë të gjithëve!

U prehsh në paqe miku im!

Gjon Gjonaj

Kryetar i bashkise Pukë”.

Next Post
Vendimi i BE/ Lleshaj: Kjo ditë e madhe ngrihet mbi çdo virus dhe na mbush me krenari

Vendimi i BE/ Lleshaj: Kjo ditë e madhe ngrihet mbi çdo virus dhe na mbush me krenari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In