Presidenti Ilir Meta shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të 73-vjeçares nga Durrësi me koronavirus, që vuante edhe nga sëmundje të tjera të rënda.
Kreu i shtetit ndan apelin që qytetarët të tregojnë kujdes maksimal dhe të zbatojnë rregullat që rekomandohen për parandalimin nga prekja me COVID-19.
“Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të qytetares 73-vjeçare nga Durrësi të konfirmuar me COVID-19. Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të saj, u shpreh të gjithë solidaritetin tim në këto momente tepër të vështira! Edhe njëherë apeloj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!”, tha Meta.
g.kosovari











