Shënohet viktima e parë në nga koronavirusi në Greqi. Bëhet fjalë për një 66-vjeçar, i cili ishte konfirmuar me COVID-19 që në datën 2 mars.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Ministria greke e Shëndetësisë. Mediat greke raportojnë se i moshuari mbahej në Njësinë e Presionit negativ të FPI në Patras.
66-vjeçari ishte ndër pelegrinët që u kthyen nga Toka e Shenjtë, ndërsa pas analizave rezultoi të ishte pozitiv me virusin vdekjeprurës. Kujtojmë se numri i të prekurve në Greqi është 99 persona, ndërkohë që shumica e tyre kishin udhëtuar në Itali.
(BalkanWeb)
Presim reaksionin e opozitës greke!…