Erdet Mandi është emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës në vend të Reinard Metaj.
Mandi ka mbajtur më herët detyrën e shefit të hartografisë e më pas shef i legalizimeve pranë Kadastrës Vlorë.
Ndryshimet në Kadastrën e Vlorës në 4 vitet e fundit kanë qenë të shpeshta, me shumë se 12 drejtorë, disa prej të cilëve kanë qenë në detyrë më pak se një muaj teksa ka pasur edhe nga ata që kanë ndenjur në detyrë pak ditë.
Vetëm gjatë vitit 2020, në 11 muaj, Kadastra ndërroi 9 drejtorë.
/a.r