Situata e Covid në Kosovë vijojnë të mbetet alarmante. Në 24 orët e fundit janë infektuar dhe 424 persona të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për mediat bën me dije se 424 rastet pozitive janë zbuluar pas 8.270 testime të kryera.
Përveç infektimeve, në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 23 vdekje, duke thelluar bilancin e viktimave që nga nisja e pandemisë.
Ndërkohë sot janë shëruar 1.324 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582. Në total numri i rasteve aktive është 17.625.
/a.r