• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vijon prej disa orësh “lufta” me 71-vjeçarin në Elbasan. Ja tre skenarët e policisë

by A R
24/09/2020 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej orës 13 e 20 minuta një 71-vjeçar është rrethuar nga policia në shtëpinë e tij në lagjen 11 Nëntori, për shkak se ka qëlluar me breshëri automatiku, ndaj një patrulle. Nga të shtënat janë plagosur 2 kalimtarë të moshës 21 dhe 22 vjeç. I moshuari Lefter Zhidru, ka pasur fillimisht një konflikt me bashkëshorten e tij, e cila kishte njoftuar policinë. Ndërsa pas të shtënave, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat speciale RENEA.

Nga vendi i ngjarjes, në një lidhje direkte me edicionin informativ të orës 15:30 në Televizionin Klan, gazetari Driçim Çaka përcolli më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje.

“Prej 2 orësh lagja 11 Nëntori këtu në Elbasan ndodhet nën panik për shkak të të shtënave me armë zjarri drejt oficerëve të policisë. Në këto momente, 71-vjeçari ndodhet në banesën e tij në katin e parë të një pallati, pikërisht në këtë zonë, ku forcat RENEA dhe FNSH kanë rrethuar të gjithë lagjen. Në këto momente nuk raportohet për të shtëna, por vetëm pak më parë janë dëgjuar disa të shtëna pistolete”.

Lefter Zhidru, sipas gazetarit, mendohet se ka pasur një kallashnikov dhe një pistoletë me të cilën qëlloi drejt policisë. Në momentin që hapi zjarr, 4 oficerë të FNSH u detyruan të futen brenda një pallati për t’i shpëtuar të shtënave me armë zjarri, ndërkohë që në atë moment dy të rinjtë u plagosën aksidentalisht.

Sipas gazetarit, RENEA është vendosur në pallatet në zonë me snajpera, ndërsa forca të tjera ndodhen edhe brenda pallatit ku ndodhet 71-vjeçari, pasi aty ka edhe banorë të tjerë të cilët të frikësuar janë mbyllur nëpër banesat e tyre. Policia i ka kërkuar të gjithë lagjes, sidomos bizneseve, lokaleve, të evakuohen, pasi janë në rrezik të vazhdueshëm nga të shtënat e armëve nga 71-vjeçari.

Ndërkohë, brenda  banesës ku ndodhet i moshuari nuk ka persona të tjerë, ndërsa pak momente më parë mësohet se kanë shkuar familjar për të negociuar për t’u vetëdorëzuar.

Autoritetet policore, thotë gazetari kanë 3 skenarë të mundshëm.

“E para është vazhdimi i negociatave deri në dorëzimin e 71-vjeçarit. Nuk përjashtohet edhe një ndërhyrje e forcave RENEA, duke përdorur gazin lotsjellës dhe neutralizimin e Lefter Zhidrut. Por nëse do të ketë kundërshtim nga ana e 71-vjeçarit, atëherë snajperët që janë vendosur në pallatet përballë, do të veprojnë sipas policisë, duke mos saktësuar nëse do të merret një veprim duke tentuar edhe plagosjen e tij në mënyrë që të dorëzohet. Por deri më tani duket se negociatat nuk kanë shkuar aq mirë, pasi 71-vjeçari është dëgjuar të bërtasë shpesh nëpër banesë. Nuk del më në ballkon siç dilte në momentet e para dhe nuk ka pamje vizuale ende për policinë. Familjarë dhe oficerë të policisë po negociojnë për dorëzimin e tij, por siç duket ai vazhdon t’i kërcënoj se do t’i qëllojë, pasi siç thashë, ka në dorë një pistoletë dhe një kallashnikov dhe siç duket në momente të caktuara ai qëllon ku ndjen praninë e policisë pranë banesës së tij”.

Në zonë ka banorë të tjerë, të cilët janë këshilluar nga policia të mos dalin në dritare dhe të qëndrojnë brenda banesave derisa Lefter Zhidru të përfundojë në duart e policisë.

Next Post
Maqedonia e Veriut e “pushtuar” nga COVID-19, po shkon drejt 3 mijë rasteve aktive: Ja qytetet më të prekura

Shifrat në Maqedoninë e Veriut: 2 viktima, 152 raste të reja dhe 126 të shëruar nga koronavirus brenda 24 orëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare! Më optimistë janë kosovarët

February 9, 2026
Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

February 9, 2026
Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

February 9, 2026
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

February 9, 2026
Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

February 9, 2026
“25 mijë € u zhdukën përmes emailit”, Prokuroria Tiranë kërkon 10 vite burg për nigerianin

Krijoi skemë mashtrimi fiskale duke përfituar 150 mln lekë, i dyshuari bie në pranga

February 9, 2026
Bubi

Bubi

February 9, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

February 9, 2026
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

February 9, 2026
Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In