Zjarri ka rënë në afërsi të kufirit me Greqinë, ndërkohë që është duke u punuar nga ana e zjarrfikëses se Pustecit dhe forcave vullnetare të kësaj bashkie.
Ndërhyrja është e vështirë pasi zjarri është lokalizuar në majën e malit “Ostoja”, në vendin e quajtur Piramida 10 në kufi me Greqinë.
Situata vijon të jetë problematike megjithatë ende nuk është kërkuar ndërhyrja nga ajri, pasi zjarri ka përfshirë vetëm bimësi të ulët dhe shkurre.
/a.r