Ka shkuar në 10 numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Compensation”, i finalizuar nga forcat e Komisariatit Nr.6 dhe i nisur në vitin 2021.
Në pranga kanë rënë 3 persona të tjerë. Ata janë M.H. 23 vjeç, D.A. 25 vjeç dhe I.A. 27 vjeç, të tre banues në Yzberisht.
23-vjeçarit M.H. iu gjet një sasi kanabisi e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një peshore elektronike. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ai bashkëpunonte me shtetasin 27-vjeçarin I.A. për të shitur lëndë narkotike.
Ndërsa në banesën e 25-vjeçarit D.A. policia gjeti një granatë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe 2 aparate celulare.
Operacioni i koduar “Compensation” goditi një rarst të ushtrimit të prostitucionit dhe të shitjes së lëndëve narkotike.
/a.r