• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vijon operacioni, 200 policë për kapjen e Balilit, arrestohet një person me armë

by Java News
11/12/2016 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit deklaron se janë angazhuar 200 policë për arrestimin e Kelmend Balilit, por gjatë operacionit ditën e djeshme në banesën e tij në Sarandë nuk është gjetur, ndërsa vazhdon puna për lokalizimin dhe prangosjen.

“Nga kontrolli i kryer në banesën e Kelmend Balilit dhe të disa banesave dhe ambienteve të tjera ku dyshohej se personi i frekuentonte nuk u bë e mundur gjetja dhe kapja e shtetasit Kelmend Balili” deklaron policia.

Kontrollet e kryera në banesat e vëllait Bako Balili dhe Kelmend Balilit janë sekuestruar dy armë gjahu gjysmë automatike (shotgun).

Ndërsa gjatë operacionit për arrestimin e Balilit, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Berti Dostit 36 vjeç, banues në Stjar të Delvinës, pasi është kapur në flagrancë me një armë zjarri tip Zastava të kalibrit 7,65 mm në automjetin e markës Volvagen Golf -5 në përdorim të tij.

Deklarata e plotë
Me datë 10.12.2016, në orët e para të mëngjesit, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, forcat operacionale Renea dhe FNSH, si dhe strukturat e tjera policore të Komisariateve të Policisë Sarandë e Delvinë, organizuan një operacion për kapjen e shtetasit në kërkim të shtetasit Kelmend Balili, 44 vjeç, banues në Stjar/Sarandë.

Në operacion u janë angazhuar rreth 200 forca policore.

Operacioni në zbatim të Urdhrit të Prokurorit të Krimeve të Rënda, për ekzekutimin e Vendimit penal nr.426, datë 09.12.2016, ‘’Për caktim mase sigurimi’’ të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurimit ‘’arrest me burg’’ për shtetasin Kelmend Balili, i dyshuar për kryerje të veprave penale ‘’Trafik i Narkotikëve’’, ‘’Krijim i grupit të strukturuar kriminal’’ dhe ‘’Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’’, parashikuar respektivisht nga nenet 283/a/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

Menjëherë me marrjen e vendimit gjyqësor të datës 09.12.2016 të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Strukturat e Policisë së Shtetit, përpiluan një plan të detajuar masash për kapjen shtetasit Kelmend Balili duke ushtruar kontrolle në banesën e tij dhe në ambiente që ai frekuentonte, me qëllim kapjen dhe ndalimin e tij.

Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit Kelmend Balili dhe të disa banesave dhe ambjenteve të tjera ku dyshohej se personi i frekuentonte nuk u bë e mundur gjetja dhe kapja e shtetasit Kelmend Balili.

Në kontrollet e kryera në banesat e shtetasve B. B dhe Kelmend Balili janë sekuestruar dy armë gjahu gjysëm automatike (shotgan) dokumentacioni i të cilave është në proces verifikimi nga ana e Komisariatit të Policisë Delvinë.

Gjatë këtij operacioni është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Berti Dosti, 36 vjeç, banues në Stjar të Delvinës, pasi është kapur në flagrancë me një armë zjarri tip Zastava të kalibrit 7,65 mm në automjetin të markës Volvagen Golf -5 në përdorim të tij.

Arrestimi i tij u bë bazuar në nenin 278/5 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit do të vijojë intensivisht punën dhe kërkimet për kapjen dhe vënien përpara drejtësisë të shtetasit Kelmend Balili dhe çdo individi tjetër i cili mund të bëhet pengesë ligjore në kapjen e tij.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
(FOTO) Biseda në Whatsapp, dy ministrat shajnë drejtorin e komunikimit të Ramës

(FOTO) Biseda në Whatsapp, dy ministrat shajnë drejtorin e komunikimit të Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In