Prej tre ditësh pyjet e fshatit Nikolicë në Devoll vijojnë të shkrumbohen nga zjarri. Edhe ditën e sotme në zonat e thella malore të këtij fshati janë parë aktive disa vatra zjarri që po përhapen me shpejtësi të ndihmuara e dhe nga era.
Pavarësisht se janë vënë në dijeni, forcat zjarrfikëse e kanë patur të pamundur shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të vështirë.
Report Tv bën të ditur se dy vatra zjarri që janë riaktivizuar janë mundur të vihen nën kontroll nga vullnetarë të ndryshëm që janë në terren.
Kryetari i Bashkisë, Eduart Duro ka deklaruar se punëtorët po punojnë në terren për shuarjen e flakëve, por megjithatë rreziku është shumë i madh. Ai ka shtuar se e vetmja mënyrë që kjo situatë të marrë fund janë reshjet e shiut.
Deri tani nga zjarri është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pyjesh me pisha, kullota dhe bimësi të ulët.
g.kosovari