• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vijon loja e Dritan Dajtit me drejtësinë, nuk ka gjyqtar në Apel për të ndjekur çështjen…

by A R
07/01/2017 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I pandehuri Dritan Dajti duket se e ka kapur mat drejtësinë, e cila që prej vitit 2009 nuk ia ka dalë ende mbanë të shprehet me një vendim të formës së prerë për të.

Me katër burgime të përjetshme për vrasjen e 4 efektivëve të policisë, Gjykata e Lartë ktheu dosjen për rigjykim në Apelin e Krimeve të Rënda.

Por prej muajsh shkalla e dytë nuk po formon dot trupën gjyqësore që do të gjykojë këtë dosje, që shënoi rekord me 300 seanca të shtyra për shkak të mungesës së avokatëve.

Në Apelin e Krimeve të Rënda, të 11 gjyqtarët janë konsumuar gjatë kërkesave të shpeshta të të pandehurit, që nga masa e sigurisë deri tek loja juridike për sigurimin e një mbrojtësi nga shteti.

Megjithë odisenë 8-vjeçare në fund të së cilës ekziston vetëm një vendim i shkallës së parë që e konsideron Dajtin fajtor, vendimi për të duket ende larg.

Kjo, pasi edhe Apeli i është drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë më datë 22 nëntor për të gjetur gjyqtarë që do ta gjykojnë atë në shkallën e dytë. I kontaktuar nga Top Channel, zëdhënësi i KLD, Elis Kuçi tha:

“Lidhur me këtë gjykim, kjo do të jetë tek delegimi që do miratohet nga KLD në mbledhjen e radhës. Asnjëherë kërkesat për delegim gjyqtarësh nuk janë vonuar nga KLD dhe kurdoherë janë miratuar në mbledhjen më të afërt. Në rastin konkret kërkesa ka ardhur më 22 nëntor, ndërsa mbledhja e fundit është bërë më 18 nëntor. Mbledhja e radhës nuk është përcaktuar ende dhe nuk ka një datë në këtë moment që flasim” thotë ai për tch.

Por burime jo zyrtare shpjegojnë se edhe vetë KLD ndodhet në ngërç për arsye të tjera. Shkak është bërë një padi e dorëzuar nga Unioni i Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkohet pezullimi i ligjit “për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Një ndër pikat e këtij ligji për të cilin kërkohet interpretim kushtetues ka pikërisht lidhje me heqjen e kompetencave për emërimin dhe transferimin e gjyqtarëve nga KLD, ndërkohë që Kushtetuta thotë shprehimisht se, KLD-së i përkasin këto kompetenca deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

E ndërsa është përcaktuar si rend dite për mbledhjen e radhës çështja e delegimit të gjyqtarëve në dosjen “Dajti” dhe emërimi i 10 magjistratëve, se kur do të jetë kjo mbledhje duket se varet nga Dhoma e Këshillimit të Gjykatës Kushtetuese./a.m.

Next Post
Akuzat për  vaksinat nga Kina, ISHP përgënjeshtron PD: Ja e vërteta

Akuzat për vaksinat nga Kina, ISHP përgënjeshtron PD: Ja e vërteta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratimi në Kuvend i Ligjit të Ri për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

Miratimi në Kuvend i Ligjit të Ri për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

February 20, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliaj për shpalljen e pavlefshmërisë të veprimeve hetimore të SPAK

February 20, 2026
Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

February 20, 2026
Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve

Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve

February 20, 2026
EMRI/ Zhduket 40-vjeçari nga Skrapari, sendet e tij gjenden pranë kanioneve! Mesazhet e dyshimta me të vëllain në Francë

EMRI/ Zhduket 40-vjeçari nga Skrapari, sendet e tij gjenden pranë kanioneve! Mesazhet e dyshimta me të vëllain në Francë

February 20, 2026
Reshje intensive në Qarkun Shkodër, rrezik përmbytjesh në Obot dhe borë mbi 50 cm në Theth

Reshje intensive në Qarkun Shkodër, rrezik përmbytjesh në Obot dhe borë mbi 50 cm në Theth

February 20, 2026
Shkodër/ Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel, 3 në pranga dhe 3 në hetim(EMRAT)

Shkodër/ Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel, 3 në pranga dhe 3 në hetim(EMRAT)

February 20, 2026
Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother, ja banori që përjashtohet nga gara

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother, ja banori që përjashtohet nga gara

February 20, 2026
“New York Times”: Këshilltarët e Trumpit u paguan mbi 1.6 milion dollarë nga opozita shqiptare

Spahiu: LaCivita do kthejë 7 milionë dollarë sepse shkoi Rama në Uashington, jo Berisha

February 20, 2026
Ish-Princi Andrew lirohet disa orë pas arrestimit për dosjen “Epstein”, policia vazhdon kontrollet në Royal Lodge

Ish-Princi Andrew lirohet disa orë pas arrestimit për dosjen “Epstein”, policia vazhdon kontrollet në Royal Lodge

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In