Policia izraelite ka vrarë një palestinez i cili kishte tentuar që të godiste me thikë njërin nga punonjësit e policisë.
Ngjarja ka ndodhur afër Jerusalemit tek muret e qytetit të vjetët këtë të shtunë ka njoftuar policia e atjeshme, duke theksuar se dhuna e shkaktuar në tre muajt e fundit nuk njeh rënie, shkruan Reuters.
Në 12 javët e fundit forcat izraelite dhe civilët e armatosur kanë vrarë së paku 126 palestinez, 77 prej të cilëve përshkruhen si agresorë.
Në anën tjetër palestinezët kanë vrarë 20 izraelitë dhe një amerikan në këtë periudhë. Kështu edhe frika për degradim të mëtejshëm të situatës është rritur.