• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vijon beteja me flakët, 10 vatra në 24 orët e fundit

by A R
30/08/2017 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri në disa qarqe të  vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 90 punonjës zjarrfikës, 20 automjete zjarrfikëse, 150 forca ushtarake, rreth 140 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU LEZHË
Ditën e djeshme në kurorën e Kishës së Shën Andout të Laçit ra një zjarr i përmasave të mëdha. Në këtë operacion u  angazhuan 11 mjete zjarrfikëse nga bashkia e Krujës, Kamzës, Lezhës si dhe ato të Forcave të Armatosura. Në operacion morën pjesë edhe 70 efektivë të ushtrisë. Për shkak të terrenit të vështirë është ndërhyrë edhe nga ajri me anë të helikopterit. Zjarri rrezikoi edhe disa banesa që ndodheshin në afërsi të vatrave të zjarrit. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pyll me pisha. Sot në mëngjes forcat zjarrfikëse po kontrollojnë vatrat e fshehura, të cilat mund të shkaktojnë rindezjen e zjarrit.

QARKU SHKODËR
Në fshatin Qerret të Pukës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi zjarrfikës i Pukës ka ndërhyrë duke arritur të shuajnë flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe ferra dhe disa pemë frutore.

Në fshatin Çast, Shkodër ka rënë zjarr. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe ferra, si dhe 25 bagëti.

QARKU ELBASAN
Forcat e shërbimit pyjor kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme për të shuar flakët në pyllin me pisha në fshatin Poroçan në Gramsh. Për shkak të terrenit të vështirë zjarri nuk është vendosur nën kontroll. Era e fortë ka bërë të pamundur ndërhyrjen nga ajri me helikopter. Zjarri në këtë zonë vazhdon të jetë aktiv.

Në lagjen “Xhami”, Peqin ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, si dhe rrezikonte disa banesa. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.

Në fshatin Bishqem, Peqin shpërtheu një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 0.3 ha.

QARKU FIER
Një zjarr i madh ka përfshirë një plantacionin me ullishte në fshatin Drenovë, Mallakastër. Zjarri për shkak edhe të terrenit të thyer dhe erës së fortë ka marrë përmasa duke u përhapur me shpejtësi. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forca ushtarake. Pas një operacioni që zgjati rreth 3 orë u arrit të shuhej zjarri. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj dhe shkurre.

Në fshatin Peshtan, Fier ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë pyllit me pisha. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, ferra dhe disa pisha.

Në fshatin Gorishovë, Fier ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj, i cili më pas ka prekur edhe pyllin me pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forca ushtarake, shërbimi pyjor dhe vullnetarë të zonës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me rrënjë ulliri të rinj e të vjetër, një pjesë e pyllit me pisha, dushk dhe ah. Ditën e sotme forcat zjarrfikëse po vazhdojnë të mbajnë nën kontroll zonën për të shuar vatrat e fshehura të zjarrit.

QARKU KORÇË
Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar ‘’Bredhi i Drenovës’’ janë riaktivizuar sërish. Për të shuar zjarrin kanë punuar forca të pyjores, punonjës të njësisë administrative dhe forca vullnetare. Forcat operacionale kanë bërë të mundur që pas një pune që zgjati rreth 10 orë të izolojnë vatrat e zjarrit dhe në orët e vona të mbrëmjes të shuajnë plotësisht atë. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme pylli me pisha dhe bredh./a.m.

 

Next Post
TIRANË/ Dhunohet me grushte e shkelma i riu dhe i marrin 200 mijë lekë

Ulet ndjeshëm numri i denoncimeve për korrupsion, ja shqetësimi kryesor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Tentativë vrasjeje, trafik droge e dhunë në familje! Arrestohen 5 persona në Tiranë dhe Krujë

VIDEO-Tentativë vrasjeje, trafik droge e dhunë në familje! Arrestohen 5 persona në Tiranë dhe Krujë

January 10, 2026
Krimet zgjedhore, Dumani bën bilancin: Strategjia ka pasur efekt parandalues, 193 kallëzime

Rreth lajmit që Altin Dumani po vjen në Kosovë

January 10, 2026
Moti i keq në Gjirokastër, disa njësi të qarkut ende pa energji elektrike. Rënia e inerteve bllokon rrugën…

Moti i keq në Gjirokastër, disa njësi të qarkut ende pa energji elektrike. Rënia e inerteve bllokon rrugën…

January 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi për sot/ Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes…

January 10, 2026
Zbulohet magazina ku stampoheshin veshjet kontrabandë me logo false/ Arrestohet shtetasi turk, një tjetër në kërkim.. (EMRAT-VIDEO)

Zbulohet magazina ku stampoheshin veshjet kontrabandë me logo false/ Arrestohet shtetasi turk, një tjetër në kërkim.. (EMRAT-VIDEO)

January 10, 2026
‘Ka qenë në krye të detyrës’, familjarët e punonjësit që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës: Po mblidhte plehrat me ujin deri në gju! VIDEO

‘Ka qenë në krye të detyrës’, familjarët e punonjësit që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës: Po mblidhte plehrat me ujin deri në gju! VIDEO

January 10, 2026
VIDEO-Momente paniku në Rrugën e Kombit, digjet traileri me naftë

VIDEO-Momente paniku në Rrugën e Kombit, digjet traileri me naftë

January 10, 2026
Përmbytjet në Durrës/ “Të dy hidrovorët në punë”, Sako i përgjigjet akuzave të opozitës: Nëse s’do funksionin situata do ishte më e vështirë

Përmbytjet në Durrës/ “Të dy hidrovorët në punë”, Sako i përgjigjet akuzave të opozitës: Nëse s’do funksionin situata do ishte më e vështirë

January 10, 2026
Ky është pasagjeri 30 vjeçar i zhdukur pas aksidentit në Klos! Pas rënies së makinës në përrua u braktis nga shoku i tij… FOTO-VIDEO 

Ky është pasagjeri 30 vjeçar i zhdukur pas aksidentit në Klos! Pas rënies së makinës në përrua u braktis nga shoku i tij… FOTO-VIDEO 

January 10, 2026
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Përshtatën banesën si “shtëpi bari” duke vjedhur energji/ Sekuestrohet lënda narkotike, pranga 49 vjeçarit…

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In