• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vijon aksioni për ujin, ndërpriten 74 lidhje të paligjshme

by A R
07/07/2017 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërhyrjet e ditëve të fundit të aksionit të Task-Forcës për prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për kursimin e ujit të pijshëm po sjellin një përmirësim të situatës. Bashkia e Tiranës, UKT dhe agjencitë e varësisë, të cilat janë angazhuar në përballimin thatësirës së zgjatur kanë vijuar punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e të gjitha rasteve të shpërdorimit të ujit të pijshëm.

Fokusi i aksionit të djeshëm ishin linjat e transmetimit në periferi të Tiranës, si në zonën e Yzberishtit, Babrrusë, Rr. “Dhimitër Kamarda”, Rr. “Ali Demi”, Rr. “Kont Urani”, Rr. E “Elbasanit”, Rr. “Hoxha Tahsin”, zona e ish-Bllokut, Rr. “Myslym Shyri”, Liqeni i Thatë, Rr. e “Kosovarëve”, zona e “Qyteti Studentit”, ish Parku i Autobusëve, si dhe në linjën e transmetimit të ujit të pijshëm DN 700 dhe DN 1000.

Grupet e Task-Forcës, me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, kanë evidentuar një sërë rastesh të lidhjeve të paligjshme dhe të përdorimit të ujit të pijshëm për qëllime të tjera, si ujitje të tokave dhe të mbjellave bujqësore.

Vetëm dje, grupet e punës kanë bërë verifikimin e  602 rasteve, duke ndërprerë 74 lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm, kryesisht në zonat e periferisë së Tiranës. Gjatë verifikimeve në terren, 16 subjekte janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ndërsa për çdo shkelje penale është bërë gjithashtu denoncim në organet përkatëse.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe lidhjes së kontratave të reja, ku vetëm dje janë nënshkruar 78 të tilla, ndërsa janë lidhur edhe 45 aktmarrëveshje me UKT. Specialistët e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë kanë punuar dhe në drejtim të vendosjes së matësve të rinj të ujit, ku gjatë ditës së djeshme në kryeqytet janë instaluar 168 të tillë.

Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve që të bashkëpunojnë si në rastet e denoncimit të çdo rasti abuzimi, ashtu edhe në përdorimin me kursim të ujit të pijshëm. Në dispozicion të qytetarëve janë vendosur edhe dy numra telefoni pa pagesë, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë së Tiranës 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm apo për të denoncuar rastet e abuzimit.

Next Post
Dyshime se abuzoi me të bijën, nisin hetimet ndaj sarandiotit

Tiranë, 42-vjeçari përdhunon e rreh 27-vjeçaren pasi i kërkoi ndarjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In