Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje të reja, nga lirimi i hapësirave.
“Ecim, hap pas hapi, lagje më lagje”, shkruan Rama.
Qeveria ka ndërmarrë prej kohësh një aksion për lirimin e hapësirave publike. Kryeministri Rama ka premtuar se do të çojë deri në fund projektin “Rilindja 2.0”, për të liruar hapësirat për qytetarët.











