Ka nisur procesi i shembjes së katër objekteve në zonën e Radhimës, në Vlorë, në kuadër të vijimit të punimeve për projektin Lungomare 3.
Objektet e përfshira janë kryesisht restorante dhe ambiente shërbimi që preken nga zgjerimi dhe rikualifikimi i vijës bregdetare.
Bëhet e ditur se subjektet që operonin në këto ambiente janë njoftuar më herët për ndërhyrjen dhe deri më tani nuk është raportuar asnjë kundërshti nga ana e tyre. Procesi po zhvillohet në mënyrë të koordinuar për të mos penguar ecurinë e projektit.











