• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vijojnë ‘firot’ në LSI/ 100 anëtarë në Berat kalojnë te PS: S’na lidh më asgjë me atë parti interesash familjare

by Java News
30/01/2021 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dy ish-deputetëve në Berat, LSI-së i janë larguar edhe kryetari i LRI-së Altin Kazazi, i cili tha se së bashku me 100 anëtarë të kësaj force politike i janë bashkuar PS-së, ndërsa në selinë e PS-së i priti drejtues politik i këtij qarku Blend Klosi.

Por përse u larguan nga LSI-ja? Altin Kazazi së bashku me disa prej anëtarëve të LSI-së shpjeguan arsyet e vendimit. “Ne kemi dhënë kontributin tonë për LSI që në vitet e para të gjimnazit.

Por sot me LSI nuk na lidh më asgjë sepse LSI nuk përfaqëson më asgjë tjetër përvec një rrethi të ngushtë interesash familjare dhe politike.

Jemi shumë të keqardhur që LSI sot është kthyer në një parti ku duhet të jesh ose kushëri ose shërbëtor i familjes së udhëheqes. Mjaft që të përmendim ish kryetarin e Baskise dhe kandidatet për deputetë sot, të gjithë kushërinj të Metës dhe shërbëtorë të Monikës.

Si mund të bëhemi ne shërbëtorë të kushërinjve të tyre gjoja në emër të rinisë? LSI thotë Shqipëria është shtëpia juaj, ndërsa LSI vetë është shtëpia e kushërinjve dhe shërbëtorëve që tjetër thonë e tjetër bëjnë!

Ne nuk jemi dot fasada e propagandes elektorale të Monikës dhe Metës, prandaj sot të gjithë së bashku kemi vendosur të ikim nga shtëpia e kushërinjve dhe sherbetoreve, po jo nga Shqiperia!

Ne do te regjistrohemi anetare te PS aty ku po regjistrohen perdite ata qe LSI e kishin pasion jo pazar! Cfare nuk kemi degjuar dhe duruar per pazaret e bera ne Tirane me kontributet tona elektorale! Boll me!

Ne do te vazhdojme te angazhohemi si qytetare ne politike per Beratin qe duam me Edi Ramen dhe Partine Socialiste” thanë disa prej tyre.

Kujtojmë se ky largim prej 100 të rinjsh nga LSI vjen pasi disa ditë më parë edhe dega e LSI-së në Gjeroventë Beratit është shkrirë. Dorëheqja e kryetarit të kësaj dege solli dhe largimin e 140 anëtarët e degës së LSI-së në fshatit Gjeroven, të cilët u shprehën se ndihen të papërfaqësuar nga kjo forcë politike.

Deri më tani LSI-së i janë larguar figura të njohura, ku dy janë nga qarku i Beratit, Nasip Naçodhe Gledion Rehovica, si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani duke iu bashkuar PS. Të larguarit i kanë cilësuar largimet e tyre si të imponuar nga sjella politike e LSI dhe përfundimi i eksperimenteve politike të kësaj partie. Ndërkohë që edhe deputetja, Ediola Braha, u largua nga radhët e LSI dhe u bashkua me PS-në.

g.kosovari

Next Post
“Erdogani kontrollon Shqipërinë, na duhen armë”/ Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi alarmojnë Greqinë: Duhet të fuqizohemi në kufij

“Erdogani kontrollon Shqipërinë, na duhen armë”/ Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi alarmojnë Greqinë: Duhet të fuqizohemi në kufij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In