• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vija e zjarrit rreth 5 kilometra”, përkeqësohet situata në Dropull si pasojë e flakëve

by A R
09/07/2024 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarri që nisi dje në Frashtan të Dropullit ka vijuar edhe ditën e sotme, duke krijuar problematika të mëdha deri në Finiq. Gazetarja Dorina Muhaj ishte pranë fshatit Kardhikaq, aty ku vatrat e zjarrit vijonin të ishin shumë të përhapura.

Për t’i shuar ato janë përqendruar forcat e shumta zjarrfikëse dhe ushtria, që bëjnë të mundur monitorimin dhe mbajtjen nën kontroll të flakëve.

“Ato janë të rrezikshme si pasojë e erës dhe temperaturave shumë të larta”, raportoi gazetarja.

Në çdo segment të rrugës së vjetër që të çon në Delvinë ka ekipe zjarrfikësish dhe të ushtrisë. Banorët kanë dalë nga shtëpitë për të mbajtur nën kontroll një situatë që mund të përkeqësohet nga momenti në moment. Pjesa ku ishte vendosur gazetarja rrezikon edhe atraksionin turistik të Syrit të Kaltër.

“Momentalisht ku ndodhem vetëm para 3 minutave ka qenë një vatër zjarri shumë e madhe, të cilën zjarrfikësit bënë të mundur që ta shuanin atë pasi duke qenë se është rruga e vjetër që të çon në Delvinë, mund të rrezikonte të shkonte në pjesën tjetër të malit, aty ku ndodhen edhe pyjet e Syrit të Kaltër”, tha gazetarja.

Gazetarja Muhaj pati një komunikim edhe me shefin e ekipit të zjarrfikësve që shpjegoi më qartë situatën.

“Që dje në orën 22:00 kaloi zjarri nga zona e Dropullit në zonën e Finiqit. I kemi vënë të gjitha në dispozicion për fikjen e zjarrit. Janë 44 forca zjarrfikëse, 12 makina zjarrfikëse, janë 67 forca të tjera që kanë ardhur për fikjen e zjarrit. Zjarri ka ardhur nga fshati Frashtan nga Bashkia e Dropullit. Me të gjitha forcat mobilizohemi që të mbrojmë në radhë të parë tre fshatrat, Muzinë, Pecë dhe Kardhikaq dhe pastaj, zonën e mbrojtur të Syrit të Kaltër”, tha ai.

Përafërsisht përllogaritet që hapësira e djegur të jetë rreth 70 hektarë. Ndërkohë po i njëjti bën me dije se nga Muzina deri në Kardhikaq është një vijë e zjarrit rreth 5 kilometra.

Forcat zjarrfikëse janë në pritje të helikopterit, por edhe forcave të tjera nga Himara dhe Tepelena. Shefi i zjarrfikësve theksoi se zona e Muzinës është një nga më delikatet megjithëse sqaron se deri më tani nuk është rrezikuar jeta e asnjë qytetari në fshatrat më problematike.

“Këtu është zona më delikate, e cila ka të bëjë dhe me Syrin e Kaltër, përveç tre fshatrave. Nuk ka deri në këtë moment banorë të evakuuar, zjarrfikësit kanë bërë punën e tyre dhe nuk kanë rrezikuar jetën e qytetarëve në këto tre fshatra”, tha ai.

Ndërkohë Policia e Gjirokastrës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e zjarrvënies në pyjet e fshatit Frashtan. Bëhet fjalë për një 39-vjeçar, banues në atë fshat.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera menjëherë pas njoftimit se në pyjet e fshatit Frashtan, në vendin e quajtur “Papasima”, kishte rënë zjarr, Policia e Gjirokastrës ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit M. K., 39 vjeç, banues në fshatin Frashtan, Dropull. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor””, njoftoi policia.

/a.r

Next Post
Premtimi/Policia përfiton nga orët shtesë, në dy muaj do shpërndahen 450 milionë lekë

Ndalohet polici në Shkodër, falsifikoi dokumentet për t’u futur në Akademinë e Sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In