• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Vija e kuqe’ që Edi Rama i tregoi Altin Dumanit

by Ardit Rada
11/02/2025 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Arrestimi i papritur i papritur i Erion Veliajt duket se e ka përmbysur paqen pa kushte mes mazhorancës socialiste dhe Prokurorisë së Posaçme. Teksa dukej se kjo e fundit kishte një mbështetje përtej arsyes nga Edi Rama, ka qenë ky i fundit që i ka treguar sot vijën e kuqe SPAK-ut, GJKKO-s dhe organeve të tjera që përmes arrestimit të pabesë të Veliajt dhe goditjes së familjes së tij, kanë vënë në dyshim integritetin profesional të tyre. I bindur së pari mbi pafajësinë e qytetarit të parë të Tiranës, Rama deklaroi për të disatën herë se ishte në dijeni të një hetimi farsë ndaj Veliajt dhe se paraburgimi për zyrtarët e zgjedhur është një rast suis generis.

E gjithë mbrojtja e sotme e Ramës që do të vijojë edhe nesër, ka të bëjë kryesisht me standardet e SPAK, pa llogaritur akuzën në veçanti ndaj Erion Veliajt ku gjithçka ka nisur nga kallëzimi i një personi anonim të cilin organi i akuzës nuk ia tregon as vetë të akuzuarit, qoftë sa për t’i dhënë besueshmëri dhe seriozitet procesit. Goditja e Veliajt në prag të zgjedhjeve teksa ai vetë është në një detyrë të rëndësishme dhe të pazëvendësueshme përmes një emërimi vetëm sa shton më tepër hije dyshimi mbi emra të përvetshëm të kupolës së drejtësisë. Ndoshta jo të korruptueshëm, por të ndikueshëm nga presioni publik që opozita ushtron prej kohësh duke kërkuar me çdo kusht arrestimin e Veliajt.

Sa i përket standardeve, socialistët me të drejtë mund të jenë të zemëruar me SPAK kur shohin jo vetëm Sali Berishën që nuk hetohet për krime që kanë marrë jetë njerëzish, por edhe më keq. Dy ditë më parë Adriatik Llalla i shpallur në kërkim dhe i dënyar ‘shkëlqente’ në mes të takimit të Berishës në Romë. Ndërsa të nesërmen Berisha thirri në Tiranë një protestë kombëtare me pretendimin se i arratisuri Arben Ahmetaj kishte zbuluar mega-korrupsionin e qeverisë. E pra për të dy këta persona, SPAK s’ka bërë lëvizjen më të vogël për t’i sjellë para bankës së të akuzuarit, por godet një të zgjedhur që e gjen në detyrë. Dhe ky zyrtar mbi të gjitha i thotë edhe të shoqes të kthehet për të respektuar masën e sigurisë, ndryshe nga ‘burrat’ e opozitës në arrati.

Të gjitha këto, por dhe keqpërdorimi që SPAK mund të jetë duke i bërë mbështetjes publike nga mazhoranca ka bërë që kjo e fundit me të drejtë te jetë e mërzitur. Me procesin ndaj Veliajt sot kuptojmë edhe disa zëra kritikë të mëparshëm ndaj SPAK brenda radhëve të socialistëve, por që në të shumtën e rasteve i kemi marrë me rezerva. Sot, Qeveria i la kryebashkiakut të Tiranës të drejtën që të vijojë detyrën për të cilën është zgjedhur plot tre herë. SPAK dhe GJKKO duhet t’i japë të drejtën për të thënë të vërtetën e tij në kushte më njerëzore. Dhe e sigurt që atë të vërtetë s’do ta thotë duke e shpallur organizatë kriminale SPAK-un, si dikush që herë përmes moshës së thyer e herë përmes intimidimit publik të prokurorëve e gjyqtarëve, ka arritur t’ia hedhë paq.

Next Post
Kurti letër Brukselit: Shqiptarët e Luginës së Preshevës po terrorizohen nga Beogradi!

Kurti letër Brukselit: Shqiptarët e Luginës së Preshevës po terrorizohen nga Beogradi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In