• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vija e kuqe është kaluar, por mjaftonte një takim Rama-Berisha

by Ben Andoni
11/05/2016 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Mbarimi i përkohshëm i turit politik të dy ambasadorëve më të angazhuar me Reformën në Drejtësi ka arritur pikun orët e fundit me asistimin në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Pavarësisht reagimit dhe kinse shqetësimit të politikanëve shqiptarë, diplomatikisht duket se batutat, mungesat dhe mosaprovimi tashmë janë të sforcuara. Qysh në momentin, që politikanët shqiptarë s’gjetën dot një draft konsensual, shtuar edhe me mungesën e konsensusit për strukturat e reformës lejimi që u është bërë diplomatëve, s’ka përbërë asnjë çudi për publikun, që i konsideron prej kohësh rezidencat e huaja diplomatike, si institucione më me kredibilitet se institucionet e shtetit të tyre. Tashmë, diplomatët e huaj janë realisht shumë hapa tej vizës së kuqe. Kurse politika shqiptare ka dhënë, ashtu si në të gjitha qeveritë dhe legjislaturat parlamentare, idenë se ka formë dhe përmbajtje gati parapolitike. Kjo duket që nga demokracia e brendshme e partive, por edhe ideologjitë që ato përfaqësojnë dhe mbrojnë dhe mbi të gjitha aftësia e tyre për të gjetur konsensus të paimponuar.

Teknikisht, megjithëse një sërë ekspertësh janë munduar ta shpjegojnë draftin e Reformës, ajo mbetet e pakuptueshme, si edhe e tejmbushur me shumë problematika autoritetesh të strukturave. Dhe ironia është se edhe vetë ata, diplomatët, ka të ngjarë dhe është e kuptueshme se pak arrijnë ta kuptojnë se si do të mund të realizohen të gjithë këto propozime që kanë draftuar palët.

“Një nga shembujt e shumtë që mund të ngrihen në këtë aspekt është se përse duhet të krijohet një Gjykatë e Lartë Administrative në këtë moment? Sa i shërben kjo ‘Reformës’ në Drejtësi? Gjykatat administrative janë në funksion vetëm për disa vjet, dhe tashmë është miratuar edhe Kodi i ri i Procedurave Administrative, i cili hyn në fuqi në fund të këtij muaji (maj 2016). Pse duhet të krijojmë rrethanat dhe nevojën për ta ndryshuar këtë Kod brenda disa ditëve nga hyrja e tij në fuqi (ashtu dhe kodet e tjera proceduriale)? A nuk duhet “reforma” të përqendrohet në aspektet më kritike, siç janë krijimi i gjykatave dhe prokurorive të posaçme anti-korrupsion, qeverisja e gjyqësorit/prokurorisë, si dhe vlerësimi i gjyqtarëve, prokurorëve në detyrë?”, shpjegonte pak orë më parë për Javanews juristja e njohur me problematikën shqiptare Kathleen Imholz.

E megjithatë, duket se askush nuk do të dëgjojë tashmë, kurse Reforma e Drejtësisë, që ka të ngjarë të kalojë shpejt, mund të katandiset më keq se dekriminalizimi, që gati po kthehet në qesharak me deklaratat thellësisht groteske të personazheve të ndryshme të inkriminuar.

Nëse do të kishte seriozitet, do të mjaftonin të thjeshtoheshin disa nga propozimet e shumta, në mënyrë që drafti tejet i fryrë të bëhej i kuptueshëm dhe efikas. Ky do të mundësonte që ai të shikohej dhe të gjykohej më lehtë. Kurse më e thjeshta akoma, do të ishte që nëse do duhej të vazhdohej kështu, thjesht të mos turpërohej deri këtu politika shqiptare, por të gjendej një mundësi të uleshin në një tryezë të rrumbullakët kryeministri aktual Rama përballë ish-kryeministrit Berisha, kryetarit de facto të Opozitës. Janë dy njerëzit që vendosin për gjithçka dhe me kaq do mjaftonte kjo ece-jake turpi e të huajve në institucionet më të larta të shtetit shqiptar. Por tashmë vija e kuqe është shkelur, e për politikanët “e turpëruar” shqiptarë ka mbetur të luajnë thjesht rolin e inatçiut të pavend.

Next Post

Kastro Zizo shkruan për dashurinë e tij më të madhe (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

March 4, 2026
A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

March 4, 2026
“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

March 4, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In