• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vija e kuqe

by Enkel Demi
09/05/2016 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Javën e shkruar dy ambasadorë vendosën të marrin pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare të partive kryesore, në mënyrë që të shohin në sy ata që i bishtnojnë reformës në drejtësi. Pati një farë qejfmbetje nga disa gazetarë dhe politikanë, të cilët kanë folur për cënim të integritetit a mëvetësisë së shtetit.

Madje, Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm, tregoi për një vijë të kuqe, e cila po shkelet. Nuk ishte zëri i vetëm dhe tash jemi para faktit se mos këtë javë dy diplomatët na e shkelin pragun e kësaj vije dhe humbim virgjërinë, politika bëhet nga vajzë grua. Lutfi Dervishi bën dhe qyfyre, kur pyet: “Sot është takimi me prindër?”

Në fakt, vijë të kuqe, të verdhë, të gjelbër në Shqipëri nuk ka patur kurrë. Na kanë akuzuar armiqtë e shqiptarisë që nuk kemi aftësi shtetformuese dhe në fakt, nuk është se jua kemi hedhur poshtë këtë tezë apo u kemi rrëfyer një realitet tjetër. Të huajt, mirë apo keq, kanë treguar se e kanë dashur më shumë se ne këtë vend, madje janë kujdesur të jenë patriotë më të mirë sesa ne.

Veç pak pas themelimit të shtetit shqiptar, pranuam një Princ si Vidi të na udhëheqë, pasi vetë nuk ia dilnim. Edhe kur e përzumë kërkesë themelore kishim: “Dum babën”, pra sulltanin e Turqisë, një të huaj. Në kohën kur Enver Hoxha erdhi në pushtet punoi që ta kthente Shqipërinë republikë të shtatë të ish-Jugosllavisë. Në fillim të viteve ’90 u desh Xhejms Bejker në Tiranë që të zbytheshin komunistët dhe Muhamet Kapllani të ngrite dy gishtat lart. Në vitin 1997 takoje më shpesh në Rogner Franc Vranickin se sa kamarierin. Stefan Fylen e zuri borsiti në krah tek fliste në telefon me Ramën dhe Berishën derisa sajoi atë darkën e Korkodilit. Eduard Kukan u bë si parja e kuqe në Tiranë (meqë ra fjala për punë ngjyre) dhe të mendosh që është një nga njerëzit më të mërzitshëm në Bratislavë.

Mund të shkruhet pa fund për të huajt që kanë ndërhyrë në punët tona, i kanë prishur, por dhe i kanë rregulluar, sepse të zotët vetë kemi qenë rrallëherë, ndaj sot, kur Donald Lu dhe Ramona Vllahutin kërkojnë të marrin pjesë në nja dy mbledhje, nuk ka shkelur kush vijën, sepse vija ka pësuar metamorfozë. Qysh në themelimin e shtetit e kemi bërë kanal, ndaj urojmë që të na e mbyllin.

Next Post

Dëmet që na shkaktojnë valët Wi-Fi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In