Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur ndalimin e dy të rinjve të dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Të arrestuarit janë:
1.Renard Hamitaj, 25 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Vogël” Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga Neni 279/2 i Kodit Penal.
2.Kosta Peto, 56 vjeç, banues në fshatin Muçaj, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 1 muaj e 10 ditë burg për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës” parashikuar nga Neni 238 i Kodit Penal.
a.ç











