• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vietnami deporton sozinë e Kim Jong Un

by Java News
25/02/2019 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një imitues i  Kim Jong-ut  është dëbuar nga Vietnami, përpara takimit të udheheqësit të vërtetë të Koresë së Veriut me Presidentin amerikan Trump në Hanoi këtë javë. Houard X, nga Hong Kongu organizoi një samit të rremë me imituesin e Trump, Russell Uajt javën e kaluar. Të dy u ndaluan për t’u marrë në pyetje nga policia vietnameze që i tha të ndërpresin talljet politike. Hauard X deklaroi se zyrtarët i thanë që viza e tij është e pavlefshme, por nuk janë dhënë shpjegime të mëtejshme.

“Satira është një armë e fuqishme kundër çdo diktature. Ata janë frikësuar nga disa djem  që duken si personazhet e vërtetë”, u tha gazetarëve Hauard X, i cili kishte veshur një kostum të zi dhe syze të trasha të zeza në stilin e Kim.

Ai dhe Uajt morën pjesë në një  “samit” në  kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, duke u thënë gazetarëve  se kanë tentuar të zgjidhin çështjen bërthamore të Koresë së Veriut.

“Ne jemi duke punuar drejt paqes. Nëpërmjet negociatave, me dialog, ne duam të ndihmojmë natyrisht Korenë e Veriut”, u tha gazetarëve në atë kohë  Uajt, i veshur si Donald Trump.

“Shpresojmë që ai të heqë dorë nga të gjitha raketat bërthamore dhe të shtojë bashkëpunimin tregtar”, tha  ai.

Të dy u arrestuan nga policia ndërsa  jepnin një intervistë për një kanal televiziv.

Policia vietnameze u tha që të ndalonin imitimet e tyre dhe se duhet të qarkullonin vetëm rreth qytetit me një itinerar të miratuar më parë e të shoqëruar, raporton agjecia e lajmeve AFP.

“Arsyeja e vërtetë është se unë kam lindur me një fytyre që ngjason me atë të Kim Jong-un, ky  është krimi i vërtetë”, tha Hauard X. Ai shtoi se  po dëbohej, sepse udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk kishte sens humori.

Në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Korenë e Jugut ai po ashtu u përzu pas vallëzimit përpara skuadrës së tifozëve të Koresë së Veriut.

Presidenti Trump dhe Kim Jong-un do të takohen në Hanoi më 27-28 shkurt për bisedimet që pritet të përqëndrohen te dhënia fund e programit bërthamor të Penianit.

Samiti i tyre i parë në Singapor, nuk pati shumë rezultate.  Palët thanë se ishin të angazhuar për   denuklearizimin, por nuk u tha se si kjo do të kryhej ose do të verifikohej.

/a.meta

Next Post
Armë dhe aparteid/ Leka Zogu, një mbret shqiptar në Afrikën e Jugut

Armë dhe aparteid/ Leka Zogu, një mbret shqiptar në Afrikën e Jugut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In