• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vidhnin sende me vlerë deri në 200 mijë euro/ Çmontohet grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, pranga 4 prej tyre

by Os De
26/11/2025 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia italiane ka çmontuar një grup “skifterësh” shqiptare, duke arrestuar 4 prej tyre në Padova, ndërsa autorët po ktheheshin nga një vjedhje që kishin kryer në zonën e Pordenones. 

Sipas mediave italiane, grupi i shqiptarëve akuzohet për vjedhje të mallrave e sendeve me vlerë dëmi rreth 200,000 euro. Mes materialeve të vjedhura edhe bizhuteri ari dhe ora luksoze të cilat i kishin fshehur në një apartament të marr me qira. 

Një nga ta që tentoi të arratisej është një 25-vjeçar, i cili jetonte në Itali që nga viti 2018 dhe nuk ka precedentë penalë të mëparshëm. Dy të arrestuarit e tjerë janë një 35-vjeçar, i cili ka jetuar në Itali që nga viti 2005 dhe është burgosur dy herë në vitin 2012, për vjedhje, ashtu edhe në vitin 2023 për posedim të mjeteve të vjedhjes me thyerje dhe posedim të paligjshëm të armëve. 

I treti është një 34-vjeçar që u arrestua në vitin 2023 dhe 2024 për të njëjtin krim. Ai ishte gjithashtu i kërkuar sepse ndaj tij ishte lëshuar një urdhër paraburgimi në lidhje me procedurat penale nga Prokuroria e Teramos, gjithashtu për vjedhje me thyerje. 

Anëtari i fundit i bandës është një 36-vjeçar, i arrestuar në vitet 2011, 2013 dhe 2021 për vjedhje dhe i kërkuar sepse ka një urdhër arresti në pritje të një dënimi prej dy vitesh e gjysmë, për afërsisht dyzet incidente të ngjashme të kryera në rajonin Tri-Veneto. 

Gjithashtu u sekuestruan sende të shumta me vlerë, kryesisht bizhuteri floriri, pajisje për të kryer vjedhjet dhe valutë. Të katër të ndaluarit janë në burg në Pordenone, në pritje të masave të sigurisë, hetimit dhe gjykimit. 

Next Post
Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën

Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In