Policia ka arrestyar dy persona, të cilët dyshohen se vidhnin portofolë në autobuzët e Tiranës. Sipas informacioneve, në pranga kanë rënë E.B., 38 vjeç dhe P.M., 31 vjeç, të dy të dënuar më parë për akuzën “Vjedhja”.
Policia thotë se 38-vjeçari, akuzohet për veprën penale “Vjedhja”, pasi në “Rrugën e Elbasanit”, i ka vjedhur portofolin shtetasit D. A., në autobusin e transportit urban.
Ndërsa 31-vjeçari, u arrestua në flagrancë, pasi në rrugën “Kastriotët”, në autobus, i ka vjedhur portofolin shtetasit I. M. Sakaq materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/a.r