OSHEE e Elbasanit ka dërguar në prokurori 7 abonentë të cilët vidhnin energjinë.
Gjatë kontrolleve të task force tre familjarë janë kallëzuar se vidhnin energji duke u lidhur me linjat elektrike përmes grepave.
Ndërkaq, një familjar dhe një biznes janë kallëzuar se kishin dëmtuar matësin, një tjetër merrte energji direkt pa matës, dhe një familjar merrete energji jashtë sistemit të matjes, duke ndërhyrë brenda matësit. /b.d