Dy elektricistë të OSHEE Gjirokastër janë rrahur barbarisht me shkop bejsbolli nga dy pronarë të një lokali në Ksamil, pasi tentuan që të ndërprisnin lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike.
Elektricistët e dhunuar janë Qani Sulejmani dhe Elton Proko, ndërsa aktualisht pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar nga spitali, shkruan shqiptarja.com
Ata u qëlluan në pjesë të ndryshme të trupit nga të dy pronarët e lokalit, ndërsa dy elektricistët deklaruan se policia po e mban të fshehtë ngjarjen.
Dy elektricistë janë shprehur se pas njoftimit për një lidhje të paligjshme janë nisur në drejtim të ishullit në Ksmail, por kanë hasur në rezistencën e pronarëve që i kanë goditur disa herë me shkop bejsbolli.