Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas te akuzuar per vjedhje energjie.
Me datë 19.07.2017, nga shërbimet policore të Komisariatit Nr.3, në bashkëpunim me Task Forcën e OSHEE-së, janë ushtruar kontrolle në subjekte të ndryshme me qëllim goditjen e paligjshmërisë.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Ndoc Prrroni, 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesën në pronësi të tij, u kontatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e furnizonte.
Po ashtu u arrestua edhe shtetasi Xhemail Toci, 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi biznesin privat në pronësi të tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e furnizonte.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.
a.ç










