200 familje në Korçë kanë mbetur pa ujë, pasi u është vjedhur transformatori dhe pompa. Më konkretisht, 200familje të fshatit Veliternë në rrethin e Korçës kanë mbetur pa ujë të pijshëm, për shkak të vjedhjes së transformatorit të energjisë elektrike dhe pompës në stacionin e shpërndarjes së ujit.
Vjedhja është konstatuar në momentin e kontrollit për gjetjen e problemit për mungesën e ujit të pijshëm në fshat. Nga hetimet e para të policisë, dyshohet sevjedhja është kryer nga një grup personash që kanë marrë këto materiale për t’i shitur për skrap. Ndërkaq, grupet e punës kanë nisur punën për rivendosjen e një transformatori dhe pompe të re në stacionin e shpërndarjes.