• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vidhet kablloja për bakër, mbetet pa ndriçim rruga e Rinasit

by A R
30/09/2017 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksi rrugor Kashar-Rinas është lënë në errësirë të plotë, pasi është grabitur rreth 10 km kabull elektrik.

Kompania që mirëmban rrugën ka bërë tre kallëzime në polici, por deri më tani nuk ka patur asnjë reagim apo zgjidhje të kësaj çështjeje.

Ky aks është një ndër rrugët me më shumë fluks në vend, si dhe një rrugë strategjike duke qenë një nyje për aeroportin e Rinasit, portin e Durrësit, bizneset aty rreth dhe kryeqytetit.

Për momentin kjo pjesë e rrugës ka mbetur në terr, duke u shndërruar jo vetëm në një rrezik për aksidenti, por edhe për krime të ndryshme. Kujtojmë këto disa grabitje të bujshme të miliona eurove të bankave private. Ndërkohë, Enian Meta me detyrë inxhinier pranë kompanisë që mirëmban rrugën e Rinasit, tregon për GSH.al me detaje skemën e përdorur nga hajdutët të cilët fillimisht kanë prerë energjinë elektrike që në burim duke shqyer me forcë kabinën elektrike.

Dyshohet se grabitësit, mund të kenë përdorur veshje fosforeshente për tu kamufluar si punëtorë të mirëmbajtjes, apo enteve të tjera shtetërore që operojnë në rrugë. Grabitja e kabllit të sistemit të ndriçimit, në rrugën e Rinasit nuk ka ndodhur brenda ditës, po çdo ditë nga pak, çka dëshmohet edhe nga gropat e sapo hapura nga hajdutët.

Me shumë ngjasë kablli është shitur për skrap, ku vetëm vlera e bakrit llogaritet në mbi 6 milion lekë të reja. Kompania thotë se ka nisur të zëvendësojë kabllin e vjedhur, pa një garanci që kablli nuk do të vidhet serish. Nga policia e Tiranës deri tani nuk ka një reagim zyrtar për ngjarjen. /b.d

Next Post
Parashikimi i motit, ja si do të variojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

Plane për të dielën? Njihuni më parë me motin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In