• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Videot me plazhet bosh”\ Kryebashkiaku i Vlorës: S’mund të bëhet antireklamë me krenarinë tonë

by Java News
20/07/2024 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Videot e shpërndara në rrjetet sociale me abuzimet e çmimeve në sektorin e turizmit kanë marrë një vëmendje të shtuar, përfshirë këtu edhe të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një konference këtë të mërkurë me kryetarët e bashkive të vendit, Rama u shpreh se ishte shumë i habitur nga këto video, të cilësuara sipas të tij të rreme.

Gjatë një interviste, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha se nuk mund të bëhet reklamë kundër asaj që ne e kemi krenari, turizmin. Ai i cilësoi këto video dhe lajme të shpërndara si tendencioze dhe të rrezikshme.

“Në fakt është një konstatim që më pas përkthehet në shqetësim, kemi parë që ka një vëmendje të shtuar, më shumë është një mesazh i gabuar që përcillet jo vetëm prej rrjeteve sociale. Nuk e di se ku e kanë burimin, por patjetër që nuk është gjë e mirë.

Nuk mund të bëhet asnjëherë dhe kurrsesi reklamë kundër asaj që ne në fakt e kemi krenari, që është turizmi, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë hartën e Shqipërisë. Pra duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Shqipëria është në zhvillim, po kthehet në një simbol shumë të rëndësishëm të turizmit në raport me atë çfarë na rrethon, me rajonin tonë dhe më gjerë.

Ne po bëjmë një punë shumë të mirë sa i përket kësaj gjëje, promovimi po bën punën e vet dhe nuk diskutohet që vëmendja do të jetë më e shtuar. Por që të ketë zëra kundër apo të jenë tendencioze për të shkatërruar gjithë procesin në fakt, sepse në ndjehemi krenarë që po krijohet. Duket tendencioze, duket e rrezikshme dhe nuk ka asnjë benefit, aq më tepër kur bashkohen site apo faqe të ndryshme në rrjete sociale që janë brenda vendit, më duket paksa absurde,” tha Dredha.

Më tej gjatë fjalës së tij kryebashkiaku i Vlorës tha se kjo është një luftë e ekonomike që e ka “burimin” diku gjetkë, por megjithatë ai theksoi se qeveria është këtu për të promovuar Shqipërinë.

“Konkurrenca e ndershme është gjithmonë më se e mirëpritur, brenda apo jashtë vendit tonë, por kur gjërat bëhen tendencioze atëherë na bëjnë të kuptojmë që kjo luftë është me një qëllim shumë të qartë. Është luftë ekonomike me pak fjalë. Të gjithë duan të potencojnë të ardhurat apo edhe turizmin aty ku ofrohet, pse dhe jashtë kufijve tanë, dhe normale që tendenca mund të jetë diku gjetkë.

Këtë nuk mund ta them sepse është diçka që duhet parë me shumë kujdes nga gjithë ato institucione dhe instancat që merren në fakt edhe me luftën kibernetike që është diçka që duhet marrë me shumë seriozitet. Kam përshtypjen që nëse do të vërtetohet do të dalë në sipërfaqe gjithë kjo gjë. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm ne jemi këtu për të promovuar Shqipërinë, për të mbështetur Shqipërinë në çfarëdo lloj gjëje që bëhet dhe në çfarëdo lloj investimi që bëhet”, u shpreh kryebashkiaku. TEMA

Next Post
Shpërdoruan detyre, AMP pezullon nga detyra dy punonjës të Policisë Rrugore

Skandali me mikrokreditë/ Policia jep detaje e para të vetëvrasjes së 45-vjeçarit në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In