Ky është momenti teksa kryeministrja britanike Theresa May është larguar nga Parlamenti pasi janë dëgjuar të shtënat me armë, gjate sulmit terrorist ne Londer.
E frikësuar dhe nën terror, May ka lëvizur në drejtimin e gabuar duke mos shkuar tek makina e duhur.
Nën masa të rrepta sigurie me 5 truproja, kryeministrja britanike po largohej me shpejtësi nga parlamenti, pasi autori i sulmit terrorist, Khalid Masood u qëllua fare pranë.
Por publikimi i një videoje të tillë ka ngritur shqetësime në lidhje me përgjimin nga ekipi i sigurisë së shefes së qeverisë, pasi filmimet janë bërë nga godina e parlamentit.
Nga sulmi terrorist mbetën të vrarë 5 persona, së bashku me autorin dhe të plagosur rreth 35 të tjerë.
a.ç











