Ishte Marsi i vitit 1999, periudhë kjo e cila për popullin e Kosovës ishte tejet e rëndë. Kolona të gjata njerëzish, të rinj me çanta në duar, fëmijë që qanin, të moshuar që mezi ecnin ia kishin mësyrë një rruge që nuk e kishin idenë se ku do t’i çonte.
Të frikësuar në çdo hap që bënin nuk e dini as nga po shkonin, vetëm dëshironin të iknin sa më larg paramilitarëve serb të cilët gjatë vitit 1998-99, vrisnin civil e të pafajshëm, dhe digjnin çdo gjë që i’u dilte përpara.
Fotografi boshnjak Damir Sagolj i cili punon për Reuters, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kishte shkrepur fotografi të cilat pasqyronin gjendjen reale të luftës dhe terrorin që po përjetonin popullata. Në fotografinë e bërë nga Sagolj, shihet një kolonë e gjatë banorësh të Kaçanikut por që në fokus ka një grua me një shami të bardhë në kokë, ndërsa mbante në gjirin e saj një foshnje. Në fytyrën e saj shihet frika dhe zemërimi.
Kjo grua quhet Sherife Luta e cila i kishte mbijetuar shumë mirë asaj kohe, ndërsa foshnja që mbante në duar thënë më mirë vajza e saj tani është rritur dhe ndonëse atë kohë nuk kishte ditur asgjë se çfarë ishte duke ndodhur. Ajo nuk e imagjinon dot, se vet ka qenë protagoniste e një fotografie e cila ka qenë pjesë kryesore në mediat botërore gjatë asaj periudhe.
Sherifja në një intervistë për portalin Arbresh.info ka folur për largimin nga shtëpia, e cila gjerë në fund të luftës nuk ishte kthyer më, ndërsa e cilëson sikur të ishte ëndërr që kishte zgjatur me vite.“Me 8 Mars në vitin 1999 herët në mëngjes jemi shpërngulur nga shtëpia dhe ju kemi bashkangjitur banorëve ku kemi qëndruar në mal një natë. Pas një nate prapë kemi ikur në kolona ku tek tuneli i Kaçanikut na kanë ndalë Policia dhe na kanë ndarë gratë dhe burrat e më pas na liruan.
Më pas kemi shkuar në fshatin Frunevë ku kemi qëndruar një natë dhe më pas ka ardhur burri e na ka marrë dhe kështu kemi vazhduar të ecim e po ashtu babai im më tha se do të vinte me mua pasi që burri im u nda dhe unë u mërzita por babai më tha se dikush duhet të luftoj për vendin”, ka thënë ajo duke kujtuar atë kohë.Sherifja thotë se kishin qëndruar 24 orë pa ngrënë dhe ishin shumë të lodhur duke ecur në kolonë.
“Kur kemi mbërri në fshati Bllacë kanë ardhur disa gazetarë dhe më kanë dalë përpara më kanë fotografuar. Po ashtu më kanë thënë t’ia zbuloj fytyrën foshnjës por unë nuk kisha fuqi, doja vetëm të ecja. Besjana atë moment ka filluar të qante shumë e më pas më ka ndihmuar një djalë i axhës e ka marr dhe e ka dërguar aty afër në një shkollë sepse vajza kishte ndryshuar ngjyrën e trupit dhe mendoja se kishte vdekur”, theksoi ai.
Ajo tregon ndjenjën se si e ka përjetuar momentin kur fotografia e saj ka qarkulluar në media botërore.“Kur u kthyem nga lufta pas disa ditës burri erdhi në Prishtinë kishte punë dhe pasi u kthye në shtëpi më tregoi fotografinë që e kishte parë dhe tha se kishte dalë në gazetat tona. Unë u ndjeva shumë e mërzitur por edhe e emocionuar”, tha ajo.
Ajo tregon ndjenjën se si e ka përjetuar momentin kur fotografia e saj ka qarkulluar në media botërore.“Kur u kthyem nga lufta pas disa ditës burri erdhi në Prishtinë kishte punë dhe pasi u kthye në shtëpi më tregoi fotografinë që e kishte parë dhe tha se kishte dalë në gazetat tona. Unë u ndjeva shumë e mërzitur por edhe e emocionuar”, tha ajo.
Ndryshe nga nëna e saj, Besjana e cila atë kohë ishte foshnje nuk kishte kuptuar asgjë por pasi që është rritur kur e ka parë atë foto kishte shprehur kureshtje të madhe të dinte historinë edhe të fotos por edhe të asaj periudhe.“Kam mbetur e habitur dhe nuk kam besuar që unë jam në foto. Ishte një ndjenjë tejet interesante dhe kur e kam parë foton e kamë pyetur shumë herë nënën për atë kohë. Nuk mundja të besoja që nëna më kishte mbajtur aq gjatë në krahë.
Në shkollën fillore e kanë ditur por në shkollën mesme jo, dhe një profesor kur iu ka treguar ata kanë mbetur të habitur. Unë jam interesuar edhe kush e ka bërë këtë fotografi por nuk kam mundur ta gjejë”, thotë ajo për Arbresh.infoBurri i Sherifes, Mirvat Luta i cili ka qenë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rrëfehet për ndarjen nga familja dhe përjetimeve pasi që ishte plagosur në front.“Kam qenë pjesëtar i Ushtrisë dhe gjithmonë ishim të përgatitur, por me 8 Mars na gjetën në befasi. Pati një ofensivë të madhe dhe shumë të tmerrshme. U detyruam të largoheshim me familje. Pastaj me 9 Mars kemi qenë në koordinim me OSBE-në ku na kanë strehuar dhe kemi qëndruar në një mal. Më pas është dashur të shpërndahemi sepse ishte rrezik dhe kur kemi ardhur në Kaçanik aty ishte ndarja me familje. Ishte ndjenjë tejet e vështirë por ne ishim në UÇK dhe duhej të luftonim për vendin”, ka thënë ai duke treguar që kishin bartur shumë njerëz të plagosur.
Mirvati ka thënë se ishte plagosur me 16 Maj 1999 dhe se pavarësisht plagosjes prapë nuk ishte ndarë nga UÇK.
“Nuk doja të ndahesha edhe pse e kisha këmbën e plagosur. Po ashtu nuk kam ditur asgjë për familjen ku kanë shkuar dhe a janë gjallë. Pas tre muajsh i kam takuar dhe nuk kam ditur asgjë për fotografinë. Kur kam shkuar në Prishtinë e kam parë edhe në gazeta e po ashtu edhe në billborde dhe kam ardhur në shtëpi e i kam treguar gruas. Ishte një ndjenjë shumë e keqe ta shihja në atë gjendje gruan në fotografi por në të njëjtën kohë edhe ndjenjë e krenarisë sepse do të mbetet në kujtim edhe për gjeneratat e ardhshme se çfarë periudhe e rëndë ishte atëherë”, tha ai.Ndërsa personi që e ka shkrepur këtë foto është fotografi boshnjak Damir Sagolj, i cili punon për Reuters, që nga viti 1997.
Sagolj, gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998-99, ka shkrepur fotografi të ndryshme të ikjes së popullatës shqiptare gjatë ofensivave të ushtrisë serbe.
Fotografia e gruas shqiptare që në krah mbante fëmijën 4 muajsh, bëri bujë të madhe në kopertonat e gazetave të njohur evropiane e botërore.
Boshnjaku Sagolj, ka qenë pretendent për çmimin e madh Pulitzer, ndërsa ka fituar disa çmime ndërkombëtare./Arbresh.info
a.ç